Lidhu me ne

Kryesore

A po i jep Sali Berisha një dorë për azilin politik, Arben Ahmetajt?

NGA ALFAPRESS.AL

A po i jep Sali Berisha një dorë për azilin politik, Arben

Mesditën e kësaj të enjte në kulmin e temperaturave të larta që janë të rrezikshme edhe për të rinjtë e jo më për personat në moshën e tretë, Sali Berisha, doli përpara gazetarëve me një nxitim të pazakontë.

Shumëkush priste që në këtë konferencë të jashtëzakonshme me mediet, (të premteve i ka të zakonshmet), ai të fliste për ndonjë zhvillim të jashtëzakonshme në luftën e tij kundër nongratave me SHBA dhe Britaninë e Madhe, për ndonjë zhvillim brenda Rithemelimit, apo edhe ndonjë denoncim të rradhës ndaj qeverisë Rama.

Por jo: Berisha doli eksluzivisht vetëm për hallin e Arben Ahmetajt dhe pikërisht në ditën që u përhap lajmi se kërkimi ndërkombëtarë i tij nga Interpoli është bërë valid dhe emri i ish-zv/kryeministrit është futur në “listën e kuqe”, (arrestim i menjëhershëm dhe me prioritet), të çdo policie në Europë dhe në botë.

Sali Berisha live dhe përpara medieve deklaroj se gjatë tre javëve të fundit, ka pasur një breshëri kërcënimesh me jetë ndaj Ahmetajt dhe familjarëve të tij, por nuk tregoj asnjë fakt, as një mesazh kërcënues.

Si të interesuar për të eleminuar Arben Ahmetajn, ai e vuri gishtin te dy njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri, Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe kërkoj mbrojtje për ish-qeveritarin e lartë të maxhorancës, të akuzuar për korrupsion të madh nga SPAK.

Shumë mund ti kenë marrë këto deklarata të habitshme, të cilat përkojnë me ato të ish ministrit në arrati dhe avokatëve të tij, si vijim i debulesës që ka shfaqur Berisha dhe mediet pranë tij për Arben Ahmetajn.

Por në fakt “lepuri fle” diku tjetër.

Arben Ahmetaj tashmë ka kontaktuar një zyrë avokatie në Angli, e cila po i përgatit dosjen për azil politik.

Që kjo kërkesë të pranohet për shqyrtim, dihet se duhet që kërkuesi të dorëzojë materiale sipas të cilave ai përndiqet politikisht por më të rëndësishmet janë ato që tregojnë se jeta e tij është e rrezikuar nga pushteti.

Dhe sipas Sali Berishës ish-president, ish-kryeministër dhe siç e mban veten aktualisht “kryetar i opozitës”, kryeministri i Shqipërisë kërcënon me jetë deputetin Arben Ahmetaj.

Dhe kjo do të ishte një dorë e mirë ndihme nga Berisha për Ahmetajn që të paktën ta shtyjë ca kohë azilin nëpërmjet procedurave të gjata të shqyrtimit të azilit politik, kur nga SPAK akuzohet thjesht si hajdut i financave të shqiptarëve në miliona euro shumë prej të cilave i kishte bërë vila për gratë e tij.

Çfarë tha Sali Berisha për kërcënimet ndaj Arben Ahmetajt?

Së pari, u informoj se prej tre javësh, breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt.

Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt si bosët kryesorë të vjedhjes së shekullit.

Me këto kërcënime ndaj Ahmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën që të mos i bëjë publike ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook