Kryesore
Basha: Provuam se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje ( lufte )
Lulzim Basha ka reaguar për here të pare pas zgjedhjes si kryetar i PD-së në garë përballë Gjergji Hanit.
“Të dashur miq, demokrate e demokratë anëmbanë Shqipërisë. Së pari një falenderim nga zemra për të gjithë ju, për qëndresën në këto kohë të vështira e sfiduese. Të nxehtësisë natyrale dhe artificiale. PD mbetet shpresa e shqiptarëve.
Falenderim për strukturat organizuese të PD-së që organizuan një proces model për të nesërmen e Shqipërisë. Mirënjohje për përfaqësuesit në KQV dhe një falenderim të veçantë për Gjergji Hanin, që me fuqinë e argumentit të tij, me pastërtinë e shpirtit të tij, me përkushtimin ndaj të djathtës, e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë ideshë dhe vlerash.
Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD dhe opozita. E di se lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, disa të vërtetë, e disa të sponsorizuar nga ata që duan të ruajnë statusquonë, që e duan Shqipërinë kështu, me media dhe drejtësi nën presion, pa barazi para ligjit. E sotme shënon nisjen e punës dhe puna fillon menjëherë për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjve të mosbesimit, urën e bashkëpunimit.
Besimi në një projekt politik do të sjellë ndryshimin njëherë e mirë të shqiptarëve. Demokratët provuan sërish gjatë ditës së sotme se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje, në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme. Le ta nisim këtë rrugë pa cinizëm e dashakeqësi ndaj askujt”, është shprehur Basha.