Kryesore
Berisha: Nëse Ahmetajt ia gjetën vilën, tek Gjiknuri do gjejnë hotele
Kryedemokrati Sali Berisha në një dalje për mediat ka thënë se në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit, Damian Gjiknuri është hajdut kryesor bashkë me kryeministrin Edi Ramën.
Berisha vijon më tej teksa është shprehur se nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, tek Gjiknuri do gjejnë hotele.
“Në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit, Gjiknuri është absolutisht hajdut kryesor, bashkë me Ramën.
Ndërkohë, Gjiknuri, nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë se tek Gjiknuri do gjejnë hotele.
Hotele jo për të fjetur, por hotele të cilat ai i ka vendosur në emrin e një tjetri, sipas burimeve që janë të gatshme të dëshmojnë edhe publikisht.
Kohë krimi, botë krimi. Kështu mund të vlerësohet kjo kohë dhe bota e këtij pushteti.“, ka thënë Berisha.