Sport
Washington Commanders, shitja më e kushtueshme e të gjitha kohërave e një klubi sportiv
Një tjetër skuadër sportive amerikane u shit për një tjetër çmim rekord
Pronarët e NFL miratuan njëzëri shitjen e Washington Commanders për shifrën rekord 6.05 miliardë dollarë, nga familja Snyder te një grup i udhëhequr nga Josh Harris, i cili, së bashku David Blitzer, si pjesë e grupit Harris-Blitzer Sports Entertainment, zotëron edhe Philadelphia 76ers dhe New Jersey Devils.
Shitja vjen pas një periudhe trazirash dhe hetimesh të shumta të ish-pronarit Dan Snyder, i cili u gjobit me 60 milionë dollarë, pasi avokatja Mary Jo White publikoi gjetjet e saj pas një hetimi të gjatë.
Kjo është shitja më e shtrenjtë e një klubi në sportin global.
Më poshtë është një listë e blerjeve më të kushtueshme të franchise në sportin amerikan.
Denver Broncos
Çmimi i shitjes: 4.65 miliardë dollarë
Blerja e Broncos nga grupi Walton-Penner, për 4.65 miliardë dollarë në vitin 2022, ishte çmimi rekord i shitjes për një skuadër të NFL, për më shumë se 2 miliardë dollarë, para shitjes së Commanders.
Më parë, ish-pronari i Carolina Panthers, Jerry Richardson, ia shiti skuadrën e tij miliarderit Tepper për 2,275 miliardë dollari në vitin 2018.
Pasuria neto e Rob Walton është 57,9 miliard dollarë, sipas Forbes.
Phoenix Suns and Mercury
Çmimi i shitjes: 4 miliardë dollarë
Shitja e kombinuar, e cila mori miratimin e Ligës në shkurt, vendosi një rekord të ri historik për franchise e NBA, me vlerë më shumë se 1.5 miliardë dollarë, krahasuar me çmimin e shitjes së Brooklyn Nets në vitin 2019.
Pronari i ri Matt Ishbia ka qenë një lojtar i Michigan State dhe pjesë e skuadrës kampione kombëtare të Spartans në vitin 2000.
New York Mets
Çmimi i shitjes: 2.4 miliardë dollarë
Mets patën nderin që ishin skuadra me shitjen më të kushtueshme në sportin amerikan, para asaj të Broncos. Në 2020, drejtuesi i fondit të investimit, Steve Cohen, i bleu Mets për 2.4 miliardë dollarë.
Më parë, Los Angeles Dodgers mbanin rekordin për shitjen më të kushtueshme të një skuadre të MLB, kur u shitën për 2 miliardë dollarë në vitin 2012.
Cohen është themeluesi i Point 72 Asset Management dhe kompanisë që tani nuk ekziston më, SAC Capital Advisors.
Brooklyn Nets
Çmimi i shitjes: 2.35 miliardë dollarë
Në vitin 2019, bashkëthemeluesi i Alibaba, Joe Tsai, bleu Nets për 2.35 miliardë dollarë nga miliarderi rus, Mikhail Prokhorov. Tsai zotëronte që më 2018, 49% të skuadrës, por shpejtoi kohërat për të marrë pronësinë e plotë.
Përveç blerjes rekord për Brooklyn, Tsai ka blerë edhe Barclays Center, stadiumin e Nets, në një transaksion të veçantë prej rreth 1 miliard dollarësh.
Brooklyn nuk është i vetmi ekip sportiv me seli në Nju Jork që zotëron Tsai.
Në janar 2019, ai bleu franchise e New York Liberty të WNBA.
Carolina Panthers
Çmimi i shitjes: 2.275 miliardë dollarë
Panthers dolën në shitje pas sezonit në vitin 2017 të NFL, pas disa akuzave për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme në vendin e punës kundër Jerry Richardson.
David Tepper, pasuria neto e të cilit është 16.7 miliardë dollarë, sipas Forbes, e bleu skuadrën për 2.275 miliardë dollarë. Para se të blinte Carolina, Tepper zotëronte 5% të aksioneve te Pittsburgh Steelers.
Houston Rockets
Çmimi i shitjes: 2.2 miliardë dollarë
Ish-pronari i Rockets Leslie Alexander, ia shiti skuadrën miliarderit të Texax, Tilman Fertitta për 2,2 miliardë dollarë në vitin 2019.
Fertitta u rrit në Galveston, Teksas dhe ishte pjesëmarrës i rregullt në lojërat e Houston-it përpara se të blinte franchise.
Fertitta ka edhe një program të vetin televiziv në CNBC, i quajtur “Million Dollar Buyer”.
/ ESPN