Radar
Rutina e mëngjesit që rrit produktivitetin
Nuk thonë kot se fillimi i mbarë është gjysma e punës.
Minutat e para, shpesh të cilësuara si më të rëndësishmet të ditës, kanë fuqinë që t’i vendosin se si do të jenë 15 në vazhdim. Të gjithë ata që duan të përmirësojnë rutinën e tyre mund të ndjekin hapat e mëposhtëm.
Ushtrimet e mëngjesit gjithmonë e bëjnë ditën më produktive
Ky zakon i mëngjeseve është provuar se rrit dukshëm produktivitetin. Të filluarit e ditës me një dozë të shtuar të endorfinës, ndihmon që truri të ketë një nivel më të lartë të përqendrimit dhe iu bën më të lumtur. Është vënë re se njerëzit që nuk ushtroheshin në mëngjes ishin më të acaruar dhe më pak të pëqendruar.
Meditimi
Vetëm në momentin që do të ndaloni së medituari do të mund të kupton se sa shumë e bëjnë diferencën në produktivitetin tuaj.
Të bësh sasinë e duhur të gjumit
Është më e lehtë për t’u zgjuar në kohë në rast se keni bërë gjumë mjaftueshëm
Të pasurit të një rutinë e bën gjumin më cilësor
Shumica e njerëzve para se të flenë kalojnë një kohë të mirë duke lexuar artikuj online, duke lundruar në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram. Këshillohet që para se të flini, të rrini larg ekraneve dhe monitorëve, të bëni një dush të ngrohtë dhe të pini një çaj bimor.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu