Kryesore
“Zgjedhjet në Rrogozhinë, farsë e Veliajt”, Berisha: Vota e lirë kthehet vetëm me protesta
Zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë, Sali Berisha i cilësoi një farsë të organizuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në një deklaratë për mediat, kreu i PD foli për një proces të manipuluar zgjedhor. Sipas tij, PS-ja në Rrogozhinë ka ushtruar “terror fiskal e fizik”. Ai foli për fleta votimi të përgatitura paraprakisht, fotografim të votës, votime familjare e të tjera.
Berisha iu përgjigj edhe deklaratave të bëra më herët nga Erion Veliaj, i cili fliste për demokratë që kanë votuar majtas duke refuzuar të dalin në krah të Berishës.
“…Veliaj nuk bie në këtë pozitë. E thotë haptas sot, se fituam jo se na duan, po se nuk duan Sali Berishën. I kapi tmerri i Berishës. Këtu kanë të drejtë, sepse PD-ja, opozitë e vërtetë, po i bën autopsinë kësaj kalbësire.”
Kreu i PD-së theksoi edhe një herë se për të kthyer votën e lirë, “i vetmi opsion është përballja në protesta të fuqishme.”
Berisha foli me emra konkretë për ata që i cilësoi si të përfshirë në “farsën e Rrogozhinës” .…në krye të bandës që terrorizoi qytetarët e Rrogozhinës dje, përveç Erion Veliajt, qëndronte Blendi Gonxhe, një nga hajdutët më të shpifur të kësaj administrate. Afrim Qendro, hajdut me damkë, i njohur për vjedhjet e tij në rrugën Tiranë-Elbasan dhe shumë vjedhje të tjera. Deputeti Agron Çela, edhe ky njeri që nga fryn era, nga i del biznesi, kthen flamurin.
Famozi Valdrin Pjetri, ish-kandidati i diskredituar i Shkodrës, Etjen Xhafaj, deputet-vegël e verbër e Erion Veliajt, Taulant Tusha, Nuredin Bushi, Blerim Shera dhe shumë të tjerë, të cilët kryen akte antiligjore në fushatën e djeshme.
Sali Berisha, deklaratë për mediat