Lidhu me ne

Mix

4 faktorët kryesorë që rritin tensionin e gjakut

4 faktorët kryesorë që rritin tensionin e gjakut

Tensioni i gjakut ka të bëjë me forcën me anë të së cilës gjaku qarkullon në arterie. Tensioni mund të rritet për shumë arsye por kur kjo është e përsëritur atëherë rreziku që të përballeni me hipertension kronik, ngushtim të enëve të gjakut, sëmundje të zemrës dhe goditje në zemër janë të larta.

Faktorët që rritin tensionin e gjakut

Siç e thamë edhe më lart, faktorët që rrisin tensionin e gjakut janë të ndryshëm, por disa prej më kryesorëve janë si më poshtë.

Stresi dhe ankthi

Nëse ju përballeni me episode intense të stresit apo ankthit, tensioni i gjakut mund të rritet krejt papritur. Stresi nxit rritjen e tensionit duke çliruar shumë hormone që i bëjnë enët e gjakut më të ngushta. Dhimbja fizike është gjithashtu një faktor që mund të shkaktojë një rritje të beftë të tensionit të gjakut.

Barna të saktuara

Disa ilaçe të caktuara mund të shkaktojnë një rritje të papritur të tensionit të gjakut. Këtu mund të përmendim kontraceptivët që nëse merren rregullisht dhe për një kohë të gjatë mund të nxisin hipertensionin kronik. Në raste të izoluara, ilaçet si aspirina apo ibuprofeni mund të rrisin gjithashtu tensionin e gjakut në mënyrë të papritur.

Kripa

Konsumi i ushqimeve apo pijeve me përmbajtje të lartë kripe mund të shkaktojë një rritje të papritur të tensionit të gjakut. Kjo ndodh, sepse kripa e nxit trupin të grumbullojë më shumë lëngje. Në këto raste, tensioni mbetet i lartë për një kohë të shkurtër.

Edhe ngrënia e një vakti të rëndë nxit lëshimin e hormoneve të caktuara në gjak që mund të rrisin jo vetëm tensionin, por edhe rrahjet e zemrës.

Duhani

Nikotina ka një ndikim të menjëhershëm në tensionin e gjakut. Ajo nxit inflamacionin në sistemin qarkullues që ngurtëson enët e gjakut dhe rrit tensionin. Këto ndryshime vërehen pas pirjes së një cigareje të vetme.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Irena Beqiraj Të dhënat tregojnë: – 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)– 70% e emigrantëve janë nën...

Mix1 ditë më herët

Kryeministri i Kanadasë feston fitoren me muzikë rep dhe kërcim në skenë, videoja e Mark Carney bëhet virale

Pasi siguroi një fitore historike në zgjedhje, kryeministri kanadez Mark Carney festoi suksesin e tij politik në mënyrën më të...

Mix2 ditë më herët

Rikthehen “Peaky Blinders”, ngjarjet zhvendosen 20 vite më vonë, roli i Cillian Murphy

Një serial i ri i dramës ”Peaky Blinders” do të fillojë xhirimet këtë verë, ku ngjarjet pasqyrojnë vitet 1950, sipas...

Mix2 ditë më herët

“Metallica”, grupi heavy metal që ka bërë historinë

Metallica është një nga grupet më të njohura dhe më të suksesshme të muzikës heavy metal në histori. E formuar...

Mix2 ditë më herët

Marlon Brando, ylli amerikan i “The Godfather”

Marlon Brando ishte një aktor amerikan i njohur si një nga figurat më të mëdha në historinë e kinemasë. Ai...

Mix2 ditë më herët

Ishte nominuar dikur për çmimin Nobel, fakte nga jeta e diktatorit të tmerrshëm Adolf Hitler

Adolf Hitler, një nga diktatorët më të këqinj ndonjëherë, mbase edhe më i keqi në tërë historinë njerëzore, ishte përgjegjës...

Radar2 ditë më herët

Na shkruajnë shpesh, pse i bëjmë opozitë opozitës

Na shkruajnë shpesh sidomos në inbox se pse i bëjmë opozitë opozitës Podiumi është themeluar në janar të vitit 2016...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump, Ukraina do mposhtet shumë shpejt. Unë po e shpëtoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Atlantic” me gazetarin Jeffrey Goldberg që nxori në...

Kryesore2 ditë më herët

Lobimi 6 milionë dollarë, Lulzim Basha: PD do të ishte në pushtet nëse Berisha s’do e përdorte partinë për hallet e tij

Lulzim Basha Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me kontratën e lobimit 6...

Mix2 ditë më herët

Makaronat dhe rënia nga pesha – ndihmojnë apo përkeqësojnë procesin?

Hapi i parë që marrin njerëzit që duan të humbasin kilogramët e tepërt, është kufizimi apo heqja dorë nga karbohidratet,...

Facebook