Lidhu me ne

Mix

“Ju paralajmërova që në 1984, por nuk më dëgjuat” – James Cameron

“Ju paralajmërova që në 1984, por nuk më

Regjisori James Cameron bie dakord me shumë prej ekspertëve të inteligjencës artificiale se përparimet në teknologji mund të kthehen në rrezik serioz për njerëzimin.

Fituesi i çmimit Oscar dhe mjaft i vlerësuar nga kritika për filmat e tij “Titanic” dhe “Avatar”, ndër të tjerë, ka qenë edhe njëri prej skenaristëve të filmit aksion fantastiko-shkencor “Terminator”.

Nën interpretimin e Arnold Shcvarzenegger, filmi ishte një sukses botëror kur u lançua për herë të parë në 1984 dhe shumë prej atyre që e mbajnë mend mund ta kenë sjellë shpesh ndërmend 2-3 vitet e fundit, për shkak të pikëpyetjeve të mëdha që ka ngritur avancimi i shpejtë i teknologjisë robotike.

Për më tepër, shumë prej ashtuquajturve kumbarë të inteligjencës artificiale kanë lëshuar kohët e fundit paralajmërime për domosdoshmërinë e futjes brenda një kornize ligjore të kësaj teknologjie, përpara se ajo të kthehet në një kërcënim më të madh për njerëzimin.

Abolutisht, unë ndaj të njëjtin shqetësim me ta“, i tha Cameron CTV News gjatë një takimi në Ottava.

Djema, ju paralajmërova në 1984 dhe ju nuk dëgjuat,” tha ai.

Cameron tha se është e rëndësishme të vlerësohet se kush po e zhvillon teknologjinë dhe nëse këta individë po e bëjnë atë gjë për përfitim.

Unë mendoj se mundësia që ka AI për t’u kthyer në një armë është rreziku më i madh“, tha ai.

Mendoj se ne do të futemi në ekuivalentin e një gare armësh bërthamore me AI, dhe nëse nuk e ndërtojmë atë, të tjerët me siguri do ta ndërtojnë, dhe në këtë mënyrë do të përshkallëzohet. Mund të imagjinoni një arenë ku lufton inteligjenca artificiale. E gjithë lufta bëhet me kompjutera me një shpejtësi që i lë njerëzit të paaftë për të ndërmjetësuar dhe pa asnjë mundësi për t’i kthyer gjërat siç ishin”.

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix10 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet17 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore17 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook