Aktualitet
Rama fiton Dibrën: Do të mbaj të gjitha premtimet
Në deklaratën e parë të bërë pas shpalljes fitues në zgjedhjet e së dielës, Muharem Rama u zotua për mbajtjen e të gjitha premtimeve të bëra në fushatën për Bashkinë e Dibrës.
Ai tha se kjo është një ditë e madhe për Dibrën e Dibranët, ndërsa puna e parë që do të bëjë si kryebashkiak i qytetit veri-lindor do të jetë infrastruktura.
“Kjo është një ditë e madhe për Dibrën dhe këtë fitore ja kushtoj elektoratit. Do të jetë infrastruktura, që është në gjendje të mjerueshme”, deklaroi ai.
Numërimi i votave nisi rreth mesnatës dhe u ndërpre në orët e para të mëngjesit, për të vijuar paraditen e së hënës.
Ndërkohë, Damian Gjiknuri, si koordinator në fushatën e Muharem Ramës dhe se maxhoranca mori besimin e dibranëve.
“Morëm besimin e elektoratit të Dibrës dhe koalicioni ka qenë pjesë e kësaj fitoreje. Ne ju sollëm një njeri, ata ju sollën një slogan”, deklaroi ai.
Rezultati nuk është përfundimtar ende dhe janë për t’u numëruar edhe pak kuti, që nuk kanë ndikim në fitoren e kandidati të majtë për shkak të diferencës së madhe që ka ky i fundit me rivalin Sherefedin Shehu./TCH
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu