Radar
Lajm i madh !/ Luli ul çmimin e librit të tij
Po, po, kështu siç po e lexoni!
I madhërishmi Lulzim Basha ka ulur çmimin e librit më të shitur dhe të preferuar të të gjitha kohërave.
Këtë thesar të vyer të Lul Bashës do të mund ta bëni tuajin me vetëm 800 lekë.
Për shkak të shitjeve marramendëse dhe suksesit të jashtëzakonshëm që ka pasur ky libër, Basha ka vendosur ta ofrojë “misionin” e tij me një çmim më të ulët.
Ky libër duhet të jetë patjetër në bibliotekën tuaj dhe ta shfletoni me patjetër për të kuptuar deri ku shkon budallallëku i një politikani.
Blijeni këtë perlë gënjeshtrash për vetëm 800 lekë, pasi ajo që shkruhet në faqet e këtij libri do të mbetet përherë në memorien tuaj.
Ajo që vlen për t’u theksuar është se pas dhënies së lajmit të madh në rrjetet sociale duket se ka pasur një interes të frikshëm nga ana e qytetarëve për ta bërë të tyrin sa më shpejt këtë “megaperlë” të humbësit serial dhe shkatërruesit të PD-së, Luli Basha.