Kryesore
A ka ngrënë Frida ‘dardha’, pa dijeninë e Ramës?!
A vjedhin gratë? Po! E thotë Komisioni Europian në përgjigjen për ndërprerjen e fondeve të BE-së për bujqësinë shqiptare.
Kur Edi Rama erdhi në pushtet shumë njerëz i bënin jehonë kabinetit të mbushur me gra.
“Ja, ka marrë gra, ato nuk korruptohen…etj”.
Në fakt me Edi Ramën nuk ke asnjë mundësi të punosh dhe të mos korruptohesh, i cilësdo gjini qofsh.
Po, edhe grate korruptohen, e thotë hetimi i strukturave kundër korrupsion i Bashkimit Europian që edhe insititucionet e drejtuara nga grate korruptohen.
Frida Krifca, ështa ministrja e Bujqësisë, e para ministre nën drejtimin e sëcilës BE-ja bllokon fondet për bujqësinë shqiptare.
“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II.
Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.
Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Siç shihet nga përgjigja e KE-së vjedhje masive ka ndodhur në Ministrinë e Bujqësisë edhe me fondet e Bashkimit Europian. Shqiptarët mund ta mendojnë vetë ç’bëhet me taksat e tyre.
Tani gjithësecili mund të marrë përgjigjen a vjedhin edhe gratë apo vetëm burrat. A ka dijeni Rama kur vjedhin burrat dhe gratë që ai ka zgjedhur për të qeverisur me ta apo jo.
Edi Rama nuk mund të thotë asesi që Frida ka ngrënë dardha pas shpinës së tij, pasi siç shihet ka qenë promovues i palodhur i ‘sukseseve’ të bujqësisë dhe ministres së tij, veçanërisht fondet IPARD.
Ajo që ka ndodhur në sektorin e bujqësisë këto dhjetë vite nuk kishte nevojë fare të konfirmohej edhe nga BE-ja, por gjithësesi ky lajm vlen për t’u hapur sytë atyre që ende besojnë në propagandën e rilindjes.
Aferat korruptive të qeverisë Rama janë shtrirë në çdo nivel të qeverisjes, e vetmja arsye që kjo qeveri i ka mbijetuar skandaleve të shumta është kapja e sistemit të drejtësisë.
Ja se si Rama promovon në Facebook-un e tij “përfitimiet” e fermerëve nga fondet e BE-së.