Lidhu me ne

Radar

Bomba nga Brukseli, BE pezullon fondet e bujqësisë për Shqipërinë për shkak të korrupsionit

Nga Klodian Tomorri

Bomba nga Brukseli, BE pezullon fondet e bujqësisë përMinistrja Frida Krifca

Në datën 14, në protokollin e disa institucioneve shqiptare mbërriti një letër nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian. Në letrën bombë, Komisioni Europian njofton qeverinë shqiptare se ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.

Letra i ka mbërritur disa institucioneve duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, atë të Financave, AZHBR-në, Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës të Ilir Beqjas.

Oligarkia.al e konfirmoi fillimisht lajmin me tre burime konfidenciale të pavarura nga ministria e Financave, ajo e Bujqësisë si dhe nga delegacioni i Bashkimit Europian. Më pas arriti të lexojë pjesë nga letra.

“Për të mos lejuar abuzimin e mëtejshëm të fondeve dhe për të mbrojtur interesin e taksapaguesve të Bashkimit Europian, ju njoftojmë se kemi vendosur të pezullojmë disbursimin e transhit të mbetur të programit IPARD për Shqipërinë derisa autoritetet shqiptare të përmbushin të gjitha kushtet dhe mangësitë e evidentuara,” shkruhet në letrën e Wolfgang Burtscher, drejtorit të përgjithshëm të DG AGRI, drejtorisë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në Bashkimin Europian.

Vendimi i BE për të ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen.

Burime nga delegacioni i Bashkimit Europian thanë për Oligarkia.al se OLAF, ka identifikuar disa raste kur paratë janë dhënë për investime fantazmë, të cilat nuk ekzistojnë fare.  

Paralajmërim për përjashtim nga IPARD 3

Ironikisht shkresa bombë nga Komisioni Europian i ka mbërritur qeverisë shqiptare pikërisht në ditët kur kryeministri Edi Rama organizoi në Tiranë një takim me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku njoftoi një plan të ri financiar mbështetje nga BE për vendet e rajonit.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe komisioneri Varhelyi, mungesa e Kosovës u interpretua si një shan i humbur për të përfituar nga ky plan i ri, por Shqipëria ka hallet e veta, ndoshta edhe më të mëdha.   

Përveç pezullimit të transhit për këtë vit, në letër Komision Europian paralajmëron qeverinë shqiptare se mund të përjashtojë Shqipërinë nga programi IPARD III, i cili deri në vitin 2027 parashikohet të disbursojë 146 milionë euro grante për fermerët shqiptarë, nëse qeveria nuk do të korrigjojë me shpejtësi të gjitha abuzimet e gjetura. Tashmë këto fonde janë në rrezik për shkak të korrupsionit në AZHBR.

Pulat ngordhin, biznesi në kaos, qytetarët në alarm/ Frida Krifca “krihet”,  Rama bën show - Politikë

Hetimi i OLAF

Hetimi i OLAF për fondet e bujqësisë në Shqipëri nisi në vitin 2021. Në mars të atij viti, hetuesit e OLAF zhvilluan një operacion blitz në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR-së duke sekuestruar kompjutera, dokumente si dhe prova të tjera në funksion të hetimit për shpërndarjen e granteve të bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë nxorri një deklaratë të shpejtë në faqen e saj zyrtare duke e cilësuar aksionin si një kontroll rutinë, që bëhen shpesh nga Zyra e Investigimeve në BE. Por një orë më pas deklarata u fshi.

Në atë kohë, Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes Vojo Bregut, i kërkoi ish ministres Milva Ekonomi që të njoftojë urgjentisht SPAK për këtë investigim të OLAF.

Në dy vite e gjysmë, hetuesit e OLAF kanë kryer hetime të hollësishme dhe pas përfundimit ka komunikuar gjetjet e tyre, duke vënë fillimisht në dijeni Komisionin Europian dhe DG AGRI-n. Menjeherë sapo është njohur me gjetjet e hetimit, Komisioni Europian ka urdhëruar pezullimin urgjent të fondeve të IPARD për Shqipërinë si masë për të mbrojtur interesin e taksapaguesve europianë.

Ky vendim bombë i KE ka tronditur qeverinë shqiptare. Oligarkia.al ka mësuar se kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi veprimet që do të ndërmarrin autoritetet shqiptare, ndërkohë që nuk dihet se sa larg shkojnë zbulimet e hetimeve të OLAF dhe cilët janë zyrtarët shqiptarë të implikuar në të.

Ajo që dihet e sigurtë është se hetimi është kryer për kohën kur AZHBR drejtohej nga ministrja aktuale e Bujqësisë, Frida Krifca dhe më pas nga Eranda Selmanaj. Oligarkia.al i kërkoi një koment zonjës Krifca në lidhje me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk arriti të merrte një përgjigje nga ministrja e Bujqësisë.

MË TEPËR

Radar37 sekonda më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix12 minuta më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix40 minuta më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix56 minuta më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Radar2 orë më herët

‘Sot, të mos dalësh në televizor është shenjë elegance!’

Shkruar nga Irena BeqirajQori dhe Fevziu Pjesa më e madhe e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që i...

Radar2 orë më herët

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Elon Musk Rruga për t’u bërë njeriu më i pasur në botë nuk është e lehtë, por si ia doli...

Kioske3 orë më herët

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Nga Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje...

Kryesore4 orë më herët

“Me Veliajn jemi miq, po rrëmoni në vendin e gabuar” – Belinda Balluku rrëfen marrëdhëniet me kryebashkiakun

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Top Story me Grida Dumën në Top Channel edhe për raportet e saj me...

Facebook