Temporal
‘Ambasadorët e SHBA dhe Britanisë u përdorën për të dërrmuar opozitën’
Nga Ylli Manjani
Nuk kam pasur asnjë dyshim, përkundrazi, kam bindje të thellë se ambasadorët e SHBA e Britani janë përdorur nga pushteti absolut këtu për propagandë. Janë përdorur si mjete për të dërrmuar opozitën politike në vend.
Padyshim, përdorja e tyre ka ardhur pas lobingjeve korruptive që pushteti ynë ka bërë në Uashington, Londër e madje edhe Bruksel.
Shkatërrimi i opozitës politike ishte dhe mbetet investimi më “serioz” i këtij pushteti. Ai u absolutizua kur opozita u dobësua, u ble e u përça edhe me kontributin e diplomatëve të huaj këtu.
Ndaj kam forcuar mendimin se Ringritja nuk vjen nga jashtë, por nga shqiptarët.Në këtë pikë nuk dakordësohem me opozitën e sotme e cila ende pret mbështetje e zgjidhje nga “të huajt”…
Sa më shpejt ta kuptojnë shqiptarët këtë fuqi të tyre, aq më mirë për Shqipërinë.
Ambasadorët duhet të mbyllen në ambasadat e tyre dhe jo të na bëjnë moral idiot!
Ata kanë mision strikt të përfaqësojnë interesat e vendeve nga vijnë dhe në komunikim zyrtar me qeverinë dhe jo të bëjnë deklarata për shtyp për çështje të politikës, demokracisë apo shtetit tonë.