Radar
‘Non grata’ nga Britania, Berisha prezanton raportin: Paraqisni një provë të vetme, largohem nga politika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar raportin sa i takon shpalljes ‘non grata’ nga Home Office britanik.
Në një konferencë të posaçme , Berisha tha se në raport janë paraqitur dokumente që provojnë qartë se vendimi ka në bazë shpifjet dhe shtrëmbërimet e mediave të George Soros kundër tij, si dhe deklarata te kundërshtarëve politik, të serviruara si të vërteta tek Home Office, nëpërmjet korruptimit të ambasadorit britanik në Shqipëri, z. King Smith dhe paraardhësit të tij z. Norman Duncan.
Berisha sfidon autoritetet britanike duke u kërkuar qoftë edhe një provë të vetme ndaj tij dhe ai largohet përfundimisht nga politika.
“Ndaj, këtu më poshtë, unë do t’u njoh me dokumentet që Home Office ka paraqitur për të provuar akuzat ndaj meje, gjatë procesit ligjor që ka nisur pas padisë sime. Këto dokumenta provojnë qartë se vendimi ka në bazë shpifjet dhe shtrëmbërimet e mediave të George Soros kundër meje, si dhe deklarata te kundërshtarëve të mi politik, të serviruara si të vërteta tek Home Office, nëpërmjet korruptimit të ambasadorit britanik në Shqipëri, z. King Smith dhe paraardhësit të tij z. Norman Duncan.
Paraqisni një provë të vetme dhe largohet përfundimisht nga politika”, tha Berisha.