Radar
Bejtja: Paratë e inceneratorëve kanë shkuar edhe për të blerë ndërkombëtarët
Gazetari Andi Bejtja deklaron se disa prej parave të vjedhura në aferën e inceneratorëve kanë përfunduar edhe tek lobingjet dhe blerja e ndërkombëtarëve.
Duke folur në SYRI TV, Bejtja është shprehur se, kjo është afera më e madhe korruptive e ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.
‘Është një çështje korruptive që përfaqëson gjithë shtetin dhe është fytyra korruptive e gjithë shtetit. Po ta vini re, ka filluar që në vitin 2015’, tha gazetari Bejtja.