Kryesore
Basha i lidhur me inceneratorët? Berisha: Kishte një periudhë që kjo seli nuk denonconte djegësat
Kryedemokrati Sali Berisha është pyetur nëse Lulzim Basha ka qenë i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Berisha tha se në një periudhë selia blu nuk pranmonte t’i denonconte iceneratorët. Berisha shtoi se është përfolur për një lidhje mes Bashës, Zotos dhe Mërtirit, por nuk ka të dhëna.
Berisha: Ka qenë një periudhë kur PD nuk pranonte të denonconte djegësat. Për koincidencë, një familjar i imi që është specialist dhe merrej shumë me këtë punë, nuk i pranoheshin të bënte deklarata nga partia.
Kjo periudhë ka zgjatur. Në një periudhë jo të shkurtër, PD ka refuzuar të japë për ekspertët e saj, hapësirën për denoncimin. Është folur që këta kanë një lidhje me Mërtirin dhe Zoton, por nuk kam të dhëna për këtë.
Ajo që di është se për muaj të tërë nuk pranoheshin djegësat nga kjo seli.