Lidhu me ne

Mix

Rinia e Skënderbeut, misteri i helmimit të vëllezërve të tij

Çështja e fëminisë dhe rinisë të Skënderbeut, më saktë periudha para vitit 1443, i ka angazhuar mjaft studiuesit e shumtë që janë marrë me jetën dhe veprën e tij. Një kronika A. Morozinit e mbetur jashtë vëmendjes të historiografisë kastriotiane sjell një vizion të panjohur për rininë e Skënderbeut dhe tentativa e parë për bashkimin e trojeve shqiptare(1428-1430).

Rinia e Skënderbeut, misteri i<br />helmimit të vëllezërve të tij

 Çështja e fëminisë dhe rinisë të Skënderbeut, më saktë periudha para vitit 1443, i ka angazhuar mjaft  studiuesit e shumtë që janë marë me jetën dhe veprën e tij. Në këtë kontekst në mënyrë të veçantë na intereson këtu kryengritja shqiptare e viteve 1428-1430, ku një influencë të madhe për supozime të ndryshme ka pasur letra e Gjon Kastriotit (17.VIII.1428) që i drejtonte Serenisimës; tre shënime turqisht të bëra me ndërhyerjen e Skënderbeut në defterin e sanxhakut të Shqipërisë në vitet 1431-1432 dhe letra e një funksionari të lartë turk, pa datë e pa vendimin e dërgimit, me emrin Mustafa.

Drejtpërsëdrejti e lidhur me këto ngjarje, edhe pse nuk del emri i Skënderbut, por i të atit të tij,  mund të futim këtu edhe  “Fetihname”-ia (Shpallja fitimtare) të cilën sulltan Murati II ia drejtonte sundimtarit të Egjiptit, me rastin e luftës për pushtimin e Selanikut (1428-1430). Vlerësimet dhe debatet në lidhje me këtë kyengritje kanë qenë gjithashtu mjat të shumta në historiografinë shqiptare dhe në veçanti në atë kastiotine, ku më afër realiteit mund të konsiderojmë tashmë sugjerimet e studiuesit A.Plasari, i cili shkruan se: “më 1428-1429 Kastrioti  (është) përfshirë në një lëvizje politike që nuk përbën as thjesht kryengritjen kundër turqve dhe as vetëm mospërmbushje të detyrimeve të vasalit ndaj sulltanit” (Plasari 2010: f. 275.)

Për të kompleturar më tej këtë ide duhet thënë se  nuk kemi më një  kryengritje të karakterit lokal, por tentativën e parë për bashkimin e trojeve shqiptare, ndoshta nën drejtimin e Gjon Kastriotit, si më i moshuari, apo Stafan Maramonte – Balshës si një trashëgimtar  i radhës së parë për gjithë zotërimet e Balshajve. Fakt është që  Skënderbeu, Stanishi, dhëndri i Gjonit i Stefano Maramonte, Tanush Dukagjini, Koja Zaharia  e më shumë të ngjarë edhe Kostandini e Reposhi  u aktivizuan njëkohësisht në një sërë frontesh.

Mesa transmetohet   nga dokumentat veneciane të periudhës dhjetor 1429- mars 1430 apo nga fakti i ndërhyrjes urgjente të Isak bej Evrenozit (maj-qershor 1430) kuptohet qartë që koalicioni familjar i Gjonit, apo i princave që e kishin halë në sy Venedikun – e thënë sipas mënyrës të kriputar të Marin Beçikemit(ndryshe Barletit), e kishte tronditur rëndë si autoritetin e Portës së Lartë, po ashtu edhe atë  të  Republikës së Shën Markut në viset shqiptare,  i cili  duket  se  ishte afër  fitores nëse nuk do të kishte rënë Selaniku më 29 mars 1430.

Kjo çështje deri më sot e paqartë  ndriçohet në kronikat e A. Morozinit të mbetura jashtë vëmendjes të historiografisë kastriotiane. Në një kronikë ditore të regjistruar nga sekretari i Serenisimës, ku mes të tjerash   marim  këtë  informacion: 

(1429) –  E Gjergj Strazimirit Skaninderbieg
Nuk kemi lajm tjetër veç asaj të zotnisë  Gjergj Strazimirit, Zot i Moresë këtu në Shqipëri, me Zotërinjtë tanë po synon luftë të plotë, e duket se ngado që shkon kërkon të rëmbejë e humbasë  të gjitha viset tona që janë blerë nga  Sinjoria ne zonat e Durrësit, Shkodrës, Drishtit e Lepantos…. e nuk dëshëron të bëjë marrëveshje  me ne në asnjë  mënyrë. Dhe në viset e Lezhës  kemi lajme se po rrëmben e po plaçkit. Mirëpo u vendos nga ana e Senatit të dërgohen atje të  gjitha ose pjesë të anijeve tona nga të Gjirit dhe të paraqitet aty zoti Silvestër  Morozini, që është bërë kapiteni ynë i përgjithshëm, dhe me dy kokë (tip  anije. I.K.) të mëdha të Komunës, me tetë anije, madje edhe më shumë në se do të jetë nevoja…dhe e gjitha u vendos kaq lirisht e do të mbetet kështu. Krishti bëftë gjithmonë më të mirën për Venedikun.

Kështu kronika, jo vetëm që  konfirmon  prezencën  e Skënderbeut për periudhën në shqyrtim(1428-1430), por në të njëjtën kohë e paraqet atë në një pozicion parësor  në skakierën e ndërlikuar luftarake të atyre viteve. Nga informacioni  mund të perceptohet qysh në këtë periudhë embrioni i strategjisë së përgjithëshme të Kastriotve si trashëgimtarë të Balshajve për bashkimin e trojeve shqiptare. Jo pa qëllim i është  bashkëngjitur emrit të tij cilësimi Strazimir. Kronika pasuron më tej  jetëshkrimin e Skënderbeut si “Zotëri i Moresë”, më shumë të ngjarë me një pikë nisje aty rreth vitit 1428, pra  një  situatë  krejt e panjohur deri më sot  në historiografinë kastriotiane. 

Kështu deklarata e kronistit Stefan Magno më 1443, i cili na trasmeton bëmat e  Skënderbeut duke thënë se ai: “në tre ditë çliroi vënde të tjera në Shqipëri dhe u bë i fuqishëm, duke thënë se meqë ishte trashëgimtar i Balshës deshte trojet që ishin të tij” na vendos një paralele me formën e paraqitjes së emrit dhe në mentalitetin e strategjinë e njëjtë të veprimeve  luftarake mes dy datave 1429 dhe 1443.

Nëse Skënderbeu u ngarkua nga Porta e Lartë me ndonjë detyrë të karakterit ushtarak apo administrativ kundrejt Moresë, ajo ka qenë e kondicionuar sigurisht me prezencën masive të shqiptarve në këtë provincë të Bizantit dhe  rolin e rëndësishëm që ata luanin aty si nga pikëpamja ushtarake po ashtu edhe ekonomike. Në vetvete termi Zotëri i Moresë për Skënderbeun mund të krahasohet në një farë paralelizmi historik të mëvonshëm me despotin bizantin të  Moresë Manuel Kantakuzenin kur do ta quanin “despot i Shqiptarve” (ό δεσπότης τών Άλβανιτών). Fakti referohet edhe nga Teodor Spandugino, i cili e ve Maunele Kantakuzenin që  ishte “bërë dhespot nga shqiptarët” si të barabarabartë me dy vëllezrit Paleolog: Dhimitrin dhe Thomanë.

 Sidoqoftë më 1428-1430 Skënderbeu së bashku me dhëndrin e motrës së vet Stefan Maramonten u përpoqën të përfitonin nga situata e favorshme ndërkombëtare, kur Perandoria Otomane ishte e angazhuar në luftë kundër Venedikut për marrjen e Selanikut. Në aspektin lokal situata duket të jetë tensionuar më shumë kur me vdekjen e Stefan Lazareviçit në korrik të vitit 1427 Serenisima vazhdoi t’i njohë të drejtën e trashëgimisë të Balshajve e detyrimet përkatëse kundrejt asaj pasurie të të birit të tij Gjergj Brankoviçit, i cili në fakt i pretendonte ato vetëm në linjën femërore, mbasi e ëma e tij Helena Balsha kishte qenë e bija e Balshës III.

Pra, injorohej e shmangej një trashëgimtar më i ligjshëm siç ishte dhëndri i Gjonit, Stefan Maramontia. Ky i fundit kishte pasur për baba Kostandin Balshën, i cili u ekzekuta nga venecianët në Durrës më 1402. Ja pra, në linjë mashkullore nga ana e të atit ai ishte një Balshë e për më tepër me idenë e pretendent si “bir mbretërori”, post të cilin ai duhet ta ketë pasur aty nga vitet 1392-1395. Kjo reflekron në pesë monedha prej argjedi të nxjera prej tij ku në ballor lexohet mbishkrimi  M . REX . COS  TANTINIUS (I MADHDHËRISHMI  MBRET COSTANDIN) ndërsa mbrapsh S. STEFANU S. SCUTARENSI (SHËN STEFANI  SHKODRANI.) Në disa variante gërma M.(agnus) është zëvëndësuar me D.(ominus). 

Nga nëna Maromontia ishte i biri i Helena Thopisë, e cila  Kostandinin e pati si dashnor duke u lidhur me të në një martesë të dytë. Kuptohet, jo gjithçka sipas  kanoneve kishtare. Nga ana e saj ajo kishte pasur për baba Karl Topinë. Pra Stefani ishte edhe pretendet për Krujën, e cila kishte qënë dikur e nënës së tij.
Luftën me Venedikun Stefan Maramontia e kishte nisur  së bashku me Balashën III qysh në vitet 1417-1420. Madje venecianët kishin dashur ta koruptonin që të vriste Balshën, duke i premtuar   atij të gjitha zotërimet e Balshës.

Shkalla e alarmit dhe mobilizimit tërësor i Senatit Venecian ishte reflektim i drejtpërdrejtë i veprimeve luftarake që e kishin vënë në një rrezik shumë të madh ekzistencën e  Republikës Veneciane, në qendrat kryesore të saj si Durrës, Lezhë, Shkodër, Drisht, Ulqin, etj. Për rolin parësor të Kastriotit në ato ngjarje e tregon edhe fakti i ndërhyrjes të venecianëve për të bërë marrëveshje pikërisht me Skënderbeun, të cilat ai i kishte refuzuar. Rezultati i këtyre veprimeve luftarake ishte i tillë që deri nga fundi i vitit 1429 Skënderbeu dhe Maramontia kishin vënë nën kontrollin e tyre pjesë të rëndësishme të trojeve shqiptare pa arritur akoma të merrte kështjellat kryesore.

Më 1 janar 1430 Senati i Republikës merr vendim për vrasjen e Maramontes dhe cakton shpërblimin për vrasësin 500 dukatë dhe dy kuaj. Në këtë luftë ishin angazhuar  gjithashtu Stanishi, Tanush Dukagjini e Koja Zaharia. Në një front antiturk duket Gjoni së bashku me dy djemtë e tij   Kostandinin dhe Reposhin. Asnjë informacion i drejtpërdrejtë nuk na vjen për këtë front të dytë që duhet të jetë zhvilluar në brendësi të viseve shqiptare, por prezencën e tij duhet ta nënkuptojmë së pari nga ekspedita e menjëhershme e  Isak bej Evrenozit, fill pas rrënies së Selanikut që desh të thoshte se luftimet në Shqipëri, jo vetëm nuk ishin duke u zhvilluar në favor të Portës së Lartë, por madje edhe kundër saj, pa çka se në ndonjë formacion ushtarak mund të kishte edhe ndonjë kontigjent me ushtarë turq.

Kjo duket mjaft qartë jo vetëm në përshkrimet e kronikanve turq, por edhe në  “Fetihname”-ia (Shpallja fitimtare)  që folëm më lart. Në këtë dokument  sulltan Murati II mes të tjerash  shkruan: “Në tokën  shqiptare  ndodhet një sundimtar i quajtur  Ivan, i cili zotëronte shumë fortesa dhe qyteza. Ai nuk rrinte asnjë çast pa bërë akte dëmtuese dhe armiqësie…Atëhere  ne morëm vendim të niseshim me ushtrinë fitimtare për shkatërrimin e vendit të tij, për shfarosjen e veprave të tij, për rrënimin e strofkës së tij  dhe për rrafshimin e fortesave të tij, derisa të mos mbetej gur mbi gur.” Gjoni nga ana e tij  nuk ishte i përgatitur për këtë sulm të befasishëm dhe ndoqi taktikën e tërheqjes e të mosrezistencës.   

Pas këtyre ngjarjeve dihet se  vdes Reposhi (25.VII.1431), jo si murg, por si “dux illyricus” në manastirin e Hilandarit dhe Kostandini gjithashtu ka humbur jetën në rrethana të paditura.  Mund të supozojmë me këtë rast që u eleminuan vetëm dy djemtë që morën pjesë në luftë kundra Perandorisë Osmane dhe mbetën në jetë Gjergji dhe Stanishi që luftuan kundër Venedikut.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix10 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix12 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix13 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix13 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar16 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar16 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook