Radar
Pas Bill Clinton, Albinin e godet edhe Majlinda !
Pezullim i liberalizimit të vizave për Kosovën? Bregu nuk e përjashton mundësinë
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu nuk e ka përjashtuar mundësinë për anulimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas masave ndëshkuese të ndërmarra nga Bashkimi Evropian.
Për “Pa Censurë” në RTSH, Bregu tha se shpreson që diçka e tillë të mos ndodhë.
“Shpresoj që jo, për shkak te rikthimit të dialogut dhe respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE. Këtë e kanë në dorë vendet të cilat duhet të rikthehen në tryezën e Dialogut, Kosova dhe Serbia”, tha Bregu.