Lidhu me ne

Mix

Misrat e pjekur, cilat janë vlerat e forta për shëndetin

Koha e misrave të pjekur, ja kush janë vlerat e forta për

Gjatë stinës së verës, mjafton një kalli misri për të të ofruar momente të veçanta kënaqësie. Misrat e pjekur apo kokrrat e misrit të zjera e të lyera me fare pak gjalpë nuk kanë të krahasuar.

Prej kohësh, misri i verdhë është përçmuar nga njerëzit që i frikësohen karbohidrateve. Më poshtë gjeni të gjitha vlerat që përfiton organizmi nga konsumimi i misrave.

Misri është i pasur me ushqyes

Sipas të dhënave konstatohet se misri, pavarësisht ngjyrave, është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën.

Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta.

Karotenoidët janë të dobishëm në parandalimin e sëmundjeve të syve, ndaj thuhet që karrota të ndihmon të shohësh në errësirë. Misri përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.

Misri ka më pak sheqer se molla
Misri i verdhë është i ëmbël, ndaj supozohet të ketë shumë sheqer. Një kalli misër përmban të njëjtat kalori sa molla por më pak se një të katërtën e sasisë së sheqerit.

Ushqim për bakteret e mira

Misri i verdhë ka sasi të larta të fibrës së patretshme që u bën mirë baktereve të mira në stomak dhe i ushqen ato.

Nuk përmban gluten

Shumë njerëz kanë tolerancë të kufizuar ndaj glutenit. Misri i verdhë nuk përmban gluten.

Në formën e miellit, misri përdoret për përgatitjen e makaronave pa gluten, një variant më i shëndetshëm në krahasim me alternativat e tjera.

Pasuri fibrash

Shumica prej nesh kemi mungesë fibrash në organizëm. Si çdo perime tjetër, misri i verdhë është burim i jashtëzakonshëm fibrash që i bëjnë mirë sistemit tretës.

Përzgjidhni misrat në kallinj të mirëformuar me gjethe me ngjyrë të gjelbër dhe mustaqe të arta. Informohuni për kohën e mbledhjes së kallinjve të misrit dhe blini vetëm ata që janë të freskët. Kjo sepse me kalimin e kohës, kokrrat e misrit e transformojnë sheqerin në niseshte dhe humbasin ëmbëlsinë e tyre dhe shijen e lëngshme.

Si t’i ruani?

Nëse gjethet janë të thata dhe pa jetë, atëherë do të thotë që misrat janë të vjetër dhe pa shije. Pas blerjes, konsumojini misrat shpejt, ose ruajini të paketuar në frigorifer për të mbajtur të pacënuar shijen, aromën dhe lagështinë. Kallinjtë e misrit mund t’i valoni lehtë dhe më pas të shkëpusni kokrrat e tyre.

Ato mund t’i ruani për një periudhë mjaft të gjatë të paketuar dhe në ngrirje. Pa diskutim kështu janë zgjedhje më e mirë se kokrrat e gatshme të konservuara. Misrat e verdhë janë një përbërës mjaft i shëndetshëm, sidomos për sallatat tuaja të freskëta, si edhe një shtesë e mrekullueshme e turshive dimërore.

Misrat mund t’i piqni edhe në furrë apo në zgarën e sobës.

/AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar7 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix9 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix9 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix9 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix9 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar9 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix10 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix10 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix11 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook