Radar
Të hetohen lidhjet e Gjicit me Ballën, janë të lidhur si ‘mishi me thoin’
Berisha: Të hetohen lidhjet e Gjicit me Ballën, janë të lidhur si ‘mishi me thoin’
Kryedemokrati Sali Berisha i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të hetojë lidhjet e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit me socialistin Taulant Ballën.
“SPAK të marrë çdo komunikim të Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës, i bëj thirrje të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre, i bëj thirrje të hetojë, se këta qenkan të lidhur si mishi me thoin”, tha Berisha.
Ai shtoi se duhet një hetim të plotë “që të kuptojnë si ranë nga qielli 1 mln euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Ramës, Gjici”, ndërsa theksoi se ende nuk ka një emër se kë do kandidojë për kreun e Bashkisë së Kukësit, pas shkarkimit të Safet Gjicit, pas video-skandalit seksual.
“Nuk kam kandidat për bashkinë e Kukësit, sapo të shpallet do e lajmëroj, Rama në batakun e Gjicit. I bëj thirrje SPAK të marrë çdo komunikim të Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës, i bëj thirrje të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre, i bëj thirrje të hetojë, se këta qenkan të lidhur si mishi me thoin, Taulanti me Gjicin, dikush thotë në bixhoz, dikush thotë në afera të tjera.
I ftoj të bëjnë një hetim të plotë që të kuptojnë si ranë nga qielli 1 mln euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Ramës, Gjici”, deklaroi Sali Berisha.