Radar
Xhaferraj: Me Berishën bën politikë, me Bashën vetëm biznes!
Deputeti i PD në qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj, i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV është shprehur se ka një ndryshim të shumë të madh mes Berishës dhe Bashës, pasi të flasësh për Berishën, flasim për poltikë, dhe të flasësh për Bashën, flasim për biznes.
“Të bësh pyetje për Berishën, është të flasësh për politikë dhe të bësh pyetje për Bashën është të bësh biznes, unë nuk jam ekspert biznesi, por merrem me politikë.
Nëse Basha nuk është në një marrëdhënie me Ramën, do të reflektojë dhe nuk do të vazhdojë turravrapin.
Votat që u morën në zgjedhjet lokale, ato gati 100 mijë vota, nuk ishin votë për të dhe nëse do ta vazhdojë këtë gjë, ai do të zhgënjehet shumë”, tha Xhaferraj.