Radar
Përplasjet në MEK, Murrizi: Do i përzënë nga Shqipëria, s’i duhen më Sorosit
Myslim Murrizi e cilësoi operacionin policor në kampin e muxhahedinëve, një shenjë servilizmi ndaj SHBA-ve.
I ftuar në “Repolitix” në Report Tv, Murrizi tha se kërkojnë t’i largojnë muxhahedinët nga kampi Ashraf 3, pasi nuk i duhen më George Sorosit. Sipas Murrizit, politika sorosiane ka ndryshuar njësoj siç bëri me afganët.
“Janë më shumë se 4 mijë persona atje. Do dalin që janë më shumë se aq se aty është si han pa porta. Cfarë është kjo hipokrizi për opozitën e një vendi që nuk është as anëtar i NATO-s as pjesë e BE, organizatë marksiste terroriste. Grykësia e politikanëve, në shenjë servilizmi ndaj Amerikës e ka kthyer këtë vend si gropë ku derdhen halet e botës. Po ashtu edhe për afganët. Ka ndryshuar qasja e politikës sorosiane ndaj tyre, do i përzënë nga Shqipëria. Sepse nuk u duhen më Sorosit”–tha Murrizi.