Lidhu me ne

Kioske

Pse lejohet Rama të shpërndajë non grata në emër të Amerikës

Albanian Daily News

Alfred Lela

Kryeministri i Shqipërisë e baret hapësirën politike të Tiranës me lehtësinë fodulle të Spartak Ngjelës. Avokati është i famshëm, apo të paktën kështu e paraqet shëmbëlltyra (parabola) publike, për sfidën që i bën gjithçkaje dhe gjithkujt, kur vjen puna te lidhjet dhe njohuritë e tij, që autori i paraqet thuajse si të mbi-këso-tokshme. Si, për shembull, në rastin e një vizite në Uashington, kur në një bisedë me senatorë amerikanë ngriti gishtin sokratik lart dhe bërtiti: E e dini ju zotërinj kush është Xhorxh Uashingtoni?!

Sa u takon parashikimeve të avokatit me FBI, ato kanë dalë… në kahun e kundërt: agjencia e famshme amerikane erdhi në Tiranë, jo për të bërë arrestimet që profetizonte dhe dëshironte avokati, por nëpërmjet Charles McGonigal… për të vënë gjoba, në bashkëpunim me sekserë ndërkombëtarë, dhe zyrtarë të lartë të Edi Ramës.

Rama, mëgjithatë, arrin të na magjepsë përtej Avokatit, edhe pse thonë se disa mësime prej tij i ka marrë.

Një prej magjepsjeve që ai e rrotullon në duar si tespije dhe e shpërndan si nuskë, është autoriteti për të folur si përfaqësues i Amerikës në Tiranë dhe Ballkan. Më shumë se shefi i qeverisë shqiptare, ai ngjan me mëkëmbësin perandorak që ruan interesat e Fuqisë së Madhe.

Edhe në përplasjen treshe Prishtinë-Beograd-Uashington, Rama i qaset problemit më shumë nga pikëpamja dhe interesi amerikan se sa shqiptar; flet më shumë si anëtar i NATO-s se kryeministër i Shqipërisë.

(Gojët e liga thonë se ai kërkon të ndreqë një zembrek që është prishur në marrdhëniet me Uashingtonin pas rekrutimit që i bëri agjentit special të FBI, McGonigal).

Në këtë rol që i jep vetes në teatrin e ngarjeve, ai shkon edhe përtej qasjes politike, që deri diku mund të pranohet, dhe futet në hulli administrative. E bën dhe e ka bërë këtë sa herë ka shpallur, i pari, non grata-t amerikane në Shqipëri. Për t’ja filluar nga fundi, edhe Albin Kurtit, i cili është shqiptar por i një republike tjetër, ia ngarkoi profilin publik me stigmën e non gratës amerikane. Në fillim e rrodhi lajmin në mediat afër qeverisë, pastaj po nëpërmjet tyre, fabrikoi një pyetje për non gratën, që me gjasë amerikanët e kanë gati për Kurtin, dhe në përgjigje nuk ngurroi ta zbulonte qëllimin duke e lënë aq të mbarsur me aludime, sa dukej se vendimi për Kryeministrin e Kosovës ishte çështje postare, jo vendimi.

Non grata nuk erdhi për Kurtin, por një tjetër ka ardhur më parë për kundërshtarin e tij klasik, Sali Berishën. Rama e shpalli një vit para se shpallja të mbërrinte zyrtarisht. Me diferencë kohore, bëri të njëjtën gjë edhe kur britanikët e dizajnuan ish-kryeministrin shqiptar.

Amerikanët përdorin shprehjen it’s gonna eventually catch up to him, që e shqipëruar trashë do të thotë: “do të bjerë vetë në gropën që e hap për të tjerët”, por nuk është këtu çështja.

Pyetja është, pse lejohet Edi Rama të flasë në emër të Amerikës, të thotë se e njeh Xhorxh Uashingtonin më mirë se amerikanët!!! Mirë ai që ia lejon vetes shijen e keqe, kitsch-in politik, po përfaqësuesit e Uashingtonit pse heshtin? Nuk marrin seriozisht Ramën, apo nuk marrin seriozisht non grata-t që ata vetë prodhojnë?

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar9 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix10 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook