Lidhu me ne

Radar

Marketingu i rremë për medikamentet nuk kursen as Blendi Fevziun


Marketingu i rremë, me qëllim shitjen e medikamenteve të caktuara, është kthyer në një shqetësim serioz në mediat sociale. Mishërimi më i fundit është reklamimi i një metode për të rikuperuar shikimin pa kirurgji me anë të një artikulli të sajuar me personazhe dhe ngjarje të shpikura, tekst të përkthyer keq, dhe foto të marra nga interneti.

Një faqe interneti e dizenjuar për të ngjarë si profili në Facebook i emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu jep lajmin e mirë se një student, shqiptar mbi të gjitha, ka zbuluar një metodë për rikthimin e shikimit në çdo moshë. Megjithatë, çfarëdo që të klikosh në këtë faqe, do të të dërgojë tek produkti i reklamuar nga artikulli. Kjo pjesë e dizenjos së faqes tregon se ajo shënjestron sidomos përdoruesit që nuk janë shumë familjarë me teknologjinë.

Artikulli reklamë, për t’i dhënë më shumë besueshmëri vetes, është i ndërtuar si një intervistë me ‘studentin shqiptar’, Jakup Cani, i cili mesa duket ka lënë pa fjalë gjithë audiencën në Kongresin e Oftalmologjisë “që u mbajt në Evropë këtë vit.”

Nga një kërkim i thjeshtë në Google, rezulton se Jakup Cani nuk përmendet askund në internet, gjë që është e dyshimtë, nëse ai ka zbuluar vërtet një metodë revolucionare për rikthimin e shikimit, dhe nëse këtë e ka deklaruar në Kongresin e Oftalmologjisë, duke marrë edhe një duartrokitje 10-minutëshe, siç pretendon ‘artikulli’.

“Faktoje” përdori motorin e kërkimit të fotove, TinEye, për të gjetur origjinën e fotos së përdorur nga ‘artikulli’. Nga ky kërkim rezultoi se foto është një foto ilustruese, e cila mund të shkarkohet falas për t’u përdorur nga kushdo.

Çuditërisht, megjithëse ideja e ‘studentit shqiptar’ paska merituar një duartrokitje 10-minutëshe nga oftalmologët evropianë, ‘artikulli’ nuk shpjegon se si funksionon kjo ide. Ai këmbëngul të tregojë se si kjo ide novatore është ‘ndrydhur’ nga kompanitë e mëdha farmaceutike për hir të interesave të tyre financiare. Kjo taktikë përdoret shpesh në këto ‘artikuj’ që reklamojnë produkte çudibërëse që fshihen nga farmaceutika moderne, gjë që shërben dhe si arsye e volitshme se pse ato mund të blihen vetëm duke u dhënë të dhënat personale si emri dhe numri i telefonit një faqeje pa asnjë lloj kredenciali në internet.

“Faktoje” ka përgënjeshtruar edhe më parë një artikull gati identik me këtë, i cili pretendonte se një ‘studente shqiptare’ kishte shpikur një formulë revolucionare për humbjen në peshë, dhe kishte marrë një duartrokitje 10-minutëshe nga Kongresi Evropian i Endokrinologëve.

 Faktoje.al

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook