Lidhu me ne

Radar

Rilindasit sot, si kusarët dje: O votën, o rrogën!

Nga Agim Xhafka 

Nuk mendoja se në plazh, shtrirë në shezlong, me sytë nga Karaburuni dhe flladitur nga një erë e freskët, do më shkonte mendja te votimet e 14 majit. Nga që kaloi një muaj e nga që më është mbushur mendja top që partia socialiste ka vite e vite që vjedh e grabit zgjedhjet. Por ja që ngjitur ishin një familje me tre breza. Babai dhe nëna me tre fëmijë të vegjël e dy të moshuar që mësova ishin gjyshërit, prindërit e gruas.

Mes gazit të tyre dëgjova:

– Baba, rrofsh që nuk u vonove në votim atë ditë, – i foli gruaja, nëna e fëmijëve.

– Unë s’do votoja fare moj bijë, ka vite që asnjë lekë nuk na e ka rritur pensionin, – tha gjyshi.

– Edhe unë nuk do shkoja fare, por na ngrite ti me ato ulërimat e tua, – qeshi gjyshja.

-Ju ulërita se dhe mua më ulëritën shefat. Ku i ke prindërit moj, më gërthisnin. Thuaju të shkojnë te qendra e votimit, të hedhin fletën për ne se ndryshe do të të flakim nga puna-shpjegoi e bija që kuptova më pas punonte në ministri.

Fjalë pas fjale mësova pa dashje që gruas i dinin me emër dhe mbiemër, me adresë, me numër telefoni, moshë, gjini jo vetëm prindërit e saj. Por plot 26 veta që ishin të lidhur me të. Vëllain, gruan e vëllait, motrën, burrin e motrës, dajën e gruan e tij, hallën e burrin, xhaxhain e kështu, kështu një listë plot.

Që para tre muajsh gruas që punonte në ministri i dhanë ultimatum, nëse donte ta ruante vendin e punës të çonte në kutitë e votimit këta 26 personat e t’ua bënte të qartë rrezikun në se nuk do votonin rilindjen. Kjo listë u shpërnda në disa mbikëqyrësa se 26 votuesit qenë me banim në zona të ndryshme. E rrodhi fjollë çdo gjë deri pasdite kur një sms i kujtoi gruas që babai e nëna e saj nuk po e lëviznin hiç bythën prej shtëpie.

Pra nuk po hidhnin votën për rilindjen. Çoji vetë ose nesër mos u duk në zyrë, i mbërriti sms-ja tjetër. Gruaja u bërtiti prindërve, më pas ua tha hallin, në fund nisi të qajë. Babai, nëna nuk duruan dot. Shkuan e votuan kundër bindjes së tyre.

Pikërisht në çastin kur dëgjova që gjyshi e gjyshja shkuan votuan e gruaja u thosh atyre, tani tamam-tamam punën e kam prej jush, në tv-në e lokalit te plazhi transmetohej 82 vjetori i themelimit të PS-së. Rama vuloste zgjedhjet me fjalët ‘Fitore e merituar’. 

Mua portreti i tij më ngjau fiks me cubat e mesjetës,nga që me mjekër ishin dhe ata, që u dilnin njerëzve në rrugë me kërcënimin: ‘O jetën,o kuletën!’ Por kohët kanë ndryshuar. Tani ka evoluar kërcënimi, është bërë: ‘O votën,o rrogën!’

Gruaja tani pushon e qetë në bregdet. Shteti është tej mase i qetë. Vjedhjet vazhdojnë njësoj. Bëhen qetësisht dhe kryesoja; bëhen dhe ligjërisht…

MË TEPËR

Radar25 minuta më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore18 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix18 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet1 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore1 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix6 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Facebook