Lidhu me ne

Radar

Rrëmbimi i policëve, Xhaferri: Pas bojkotit të Ramës, Vuçiç shtoi presionin

Rrëmbimi i policëve, Xhaferri: Pas bojkotit të Ramës,

Tre policë kufitarë të Kosovës, janë rrëmbyer këtë të mërkurë, nga forcat serbe. Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i FRPD-së Besart Xhaferri.

Xhaferri shprehet se ky rrëmbimi i policëve tregon se Kosovës i kanoset rrezik i madh.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhaferri shkruan se pas bojktotit të mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë, nga kryeministri Rama, Vuçiç ka shtuar dozën e presionit, duke autorizuar kështu rrëmbimin e tre efektivëve.

Ndër të tjera Xhaferri shkruan se ‘ky akt i rëndë i Serbisë minon çdo tentativë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, e liderët e BE dhe SHBA duhet të reagojnë ashpër’.

Postimi i plotë:

Një ditë pasi Edi Rama mori vendimin arbitrar për të bojkotuar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahej në Gjakovë, duke i vendosur de fakto sanksione  Kosovës, Aleksandër Vuçiç ka shtuar dozën e presionit, duke autorizuar rrëmbimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës.

Efektivët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë rrëmbyer nga njësiti “Cobra” të xhandarmërisë serbe dhe  janë nisur drejt Beogradit dhe pak dihet aktualisht për fatin e tyre.

Rrëmbimi i tyre ka ndodhur në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës mesditën e kësaj të Mërkure.

Ky akt i rëndë i Serbisë minon çdo tentativë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, e liderët e BE dhe SHBA duhet të reagojnë ashpër.

Klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë, por dhe faktori politik shqiptar në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi  duhet të solidarizohet me Prishtinën Zyrtare dhe betejën e saj me hijet e zeza të Serbomadhisë, që kërcënojnë stabilitetin e mbarë Ballkanit.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix6 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix7 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar7 orë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar7 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix7 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Radar8 orë më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar8 orë më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet10 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar11 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Facebook