Kryesore
Aleanca lokale PS-LSI në Tiranë pa humor. LSI rishfaqet me simptoma opozitarizmi ndaj Veliajt
Diçka nuk po funksion siç duhet në aleancën lokale mes PS-së dhe LSI-së në Tiranë, ose Erion Veliaj nuk po sillet sipas standardeve që kërkon partia e Ilir Metës. Dhe për këtë u gjet çështja e trafikut në Tiranë që kryebashkuakut socialist t’i përcillet mesazhi se LSI është e pakënaqur me situatën e rënduar të trafikut por edhe atë të transparencës.
Në një letër drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryetarit të Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi grupi i këshilltarëve të LSI thotë se bllokimi i qarkullimit në Sheshin “Nënë Tereza”, stadiumin “Qemal Stafa” dhe qendrën e Tiranës ka krijuar një situatë alarmante e cila kërkon zgjidhje urgjente për të siguruar lëvizjen e qytetarëve.
Këshilltarët e LSI kërkojnë që të bëhet tranparencë mbi fazat e projektit, pasi qytetaret janë te painformuar dhe se Unaza e vogel e tiranes është nje zgjidhje jo afatgjate. Bashkia ka devijuar prej disa ditësh trafikun në qendër të kryeqytetit, pas nisjes së punimeve për Sheshin Skëndërbej. Bllokimi krijoi një situatë kaotike pasi qytetarët u gjetën të papërgatitur./Respublica.al
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu