Mix
Ka humbur 20 kilogramë! Endi Demneri tregon mënyrën!
Endi Demneri, e sapozgjedhura “Miss Universe Albania 2023”, ka qenë e ftuara e fundit në programin “Në Kurthin e Piter Pan” për këtë sezon. Bukuroshja u intervistua nga fëmijët e vegjël dhe gjatë bisedës foli edhe për rënien e madhe që ajo ka pësuar në peshë.
Endi tha se ka humbur plot 20 kilogramë me anë të palestrës së vazhdueshme dhe dietave që ka mbajtur, “Kam bërë palestër, dietë, përveç kësaj dhe kauza që mbroj në Miss Universe ka pasur efektin e saj”.
Ndërkohë e pyetur në lidhje me ndërhyrjet estetike, bukuroshja tha se deri tani nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrën e saj, teksa tregoi edhe një histori të bukur që i ka ndodhur me fotografin e njohur Fadil Berisha.
“Të të tregoj një histori të bukur Alketa. Momentin e parë kur kam mbushur 18 vjeçe më ka ardhur një mesazh nga Fadil Berisha dhe më ka thënë të lutem Endi hajde tani të bësh foto me mua, para se të fillojnë të gjitha gocat të bëjnë hundën e vogël dhe buzët e trasha. Unë që e vogël deri tani nuk prekur asnjë gjë te fytyra ime. Jam shëndoshur, jam dobësuar, ndoshta dhe tiparet ndryshojnë, rritesh, maturohesh, por jo.
Do doja shumë që meqë teknologjia po avancon, të shpiket detektor për fillerat dhe të më fusni mua aty dhe të shihni që jam komplet natyrale”, tha bukuroshja.