Lidhu me ne

Mix

Si funksionon stërvitja 15 x 3 e Jennifer Aniston për të qëndruar në formë

Si funksionon stërvitja 15 x 3 e Jennifer Aniston për të

Jennifer Aniston sapo ka mbushur 54 vjeç dhe është në formë të shkëlqyer për moshën e saj. Për të qenë e tillë, ajo stërvitet çdo ditë, joga, Pilates, por mbi të gjitha me metodën e saj 15-15-15.

Bëhet fjalë për një përzierje të tre disiplinave të cilat e mbajnë zemrën të shëndetshme, pa shumë mundim dhe me mjaft buzëqeshje.

“Pata një dëmtim vjeshtën e kaluar dhe për një kohë kam praktikuar vetëm Pilates, të cilin e adhuroj. Por dihet që nuk të bën të djersitesh dhe më ka munguar ajo anë më fizike e sportit. Kështu që unë jam kthyer në metodën time 15-15-15,” tha Aniston në një intervistë për InStyle.

Po çfarë është metoda 15-15-15?

15 janë minutat që Aniston i kushton çdo disipline, e cila është pjesë e dietës së saj sportive: 15 minuta pedalim me biçikletë të palëvizshme, 15 minuta në makinën eliptike dhe 15 minuta në rutinë. Në total, 45 minuta ushtrime kardio pa u mërzitur dhe duke trajnuar muskuj të ndryshëm në secilën makinë. Por ato nuk janë përfitimet e vetme të këtij lloj trajnimi.

Si funksionon stërvitja 15 x 3 e Jennifer Aniston për të

Përfitimet e trajnimit 15-15-15

15 minuta është koha e duhur për t’i kushtuar secilit mjet. Ngrohesh, ushtrohesh, por pa u lodhur tej mase dhe mbi të gjitha pa u mërzitur. Megjithatë, mbani mend se është gjithmonë mirë, përpara se të filloni seancën, të bëni të paktën dhjetë minuta ngrohje të muskujve me shtrirje përgatitore.

Biçikleta padyshim që stërvit gjymtyrët e poshtme të trupit, por makina eliptike ju lejon të ushtroni njëkohësisht edhe gjymtyrët e sipërme, duke e bërë aktivitetin fizik më të plotë dhe harmonik. Për më tepër, ju lejon të mbani rrahjet e zemrës të larta pa shpenzime të tepërta të energjisë. Një çerek ore për t’u çlodhur në mes të seancës, e cila mban zemrën dhe mushkëritë të trajnuar, pa mundim.

Si funksionon stërvitja 15 x 3 e Jennifer Aniston për të

Ju djersitni me një buzëqeshje

Të gjitha këto janë aktivitete që stimulojnë trupin, ndaj djersitja është e garantuar. Por ju djersitni me një buzëqeshje, koha kalon dhe kaloritë digjen pa shumë përpjekje.

Si funksionon stërvitja 15 x 3 e Jennifer Aniston për të

Ana negative e stërvitjes 15-15-15

Nëse nuk i keni këto makina në shtëpi, duhet të shkoni në palestër për t’i përdorur ato. Versioni “shtëpi” i kësaj metode mund të reduktohet në gjysmë ore stërvitje, duke përfshirë 15 minuta ecje me biçikletë dhe 15 minuta vrapim në rrugë.

Si funksionon stërvitja 15 x 3 e Jennifer Aniston për të

Metoda 15-15-15 funksionon, por…

Ky ushtrim u zhvillua nga Jennifer Aniston bazuar në preferencat e saj dhe atë që funksionon për të, por kjo nuk do të thotë se do të funksionojë për të gjithë. Këshilla është gjithmonë të kalibroni aktivitetin në bazë të aftësive dhe shijeve tuaja. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni vetë, ia vlen ta bëni orarin tuaj të “ndërtuar” sipas një trajneri personal, për të shmangur traumat dhe sigurohuni që është një stërvitje vërtet efektive.

Si funksionon stërvitja 15 x 3 e Jennifer Aniston për të

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix6 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix6 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix6 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix6 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix12 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske12 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix13 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix13 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix13 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook