Aktualitet
Përfundon rivendosja në Shqipëri e më shumë se 2 600 muxhahedinëve
Dje kanë mbërritur në Tirana mbi 280 muxhahedinë iranianë nga Kampi Liria në Bagdad, duke përfunduar kështu me sukses operacionin e shpërnguljes të mbi tre mijë muxhahedinëve të organizatës muxhahedinet popullor te iranit
Të paktën 2 600 prej tyre janë vendosur në Shqipëri, të paktën 100 në Gjermani dhe të paktën 200-300 të tjerë në Norvegji, Mbretërinë e Bashkuar, Hollandën, Finlandë, Danimarkë, Belgjikë, Itali dhe Spanjë.
Vetëm këtë vit nga janari deri në mbylljen e operacionit në shtator u vendosën në Shqipëri mbi 2 mijë muxhahedinë, në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare.
Fillimisht ishte qeveria Berisha e cila pranoi në pranverën e vitit 2013 të strehonte rreth 210 muxhahedinë. Pas ardhjes në pushtet qeveria Rama vazhdoi të pranonte grupe të tjera muxhahedinësh dhe mendohet që deri në fund të vitit 2015 në Shqipëri ishin vendosur rreth 600-750 muxhahedinë.
Në fillim të vitit 2016, qeveria shqiptare i erdhi në ndihmë Adminsitratës Obama për marrjen e të gjithë muxhahedinëve të mbetur në kamp.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu