Mix
Jennifer Aniston shfaqet me thinja, komentet e ndjekësve mund t`i imagjinoni
Jennifer Aniston po shfaqet gjithmonë e më natyrale dhe fansat nuk mund të jenë më të lumtur.
Në një postim në Instagram që promovonte markën e saj të re të kujdesit për flokët LolaVie javën e kaluar, ajo u shfaq me thinjat në kokë.
Aniston i kishte kapur flokët gjysmë bisht dhe dalloheshin qartë fijet gri.
Komentet mund t’i imagjinoni vetë.
“Bravo që lejove që grija të dalë në sipërfaqe – freskuese”, komentoi një fanse në Instagram.
“Jen flokët e tu janë thjesht një kryevepër dhe të gjithë janë dakord”, shkruan një tjetër.
“I dua njerëzit që përqafojnë plakjen e tyre.”
“Jennifer Aniston duket e mrekullueshme në gri,” shkruan një tjetër në Twitter.
Aniston në një intervistë për InsStyle në 2019-ën tha: “Nuk do të gënjej, nuk dua flokë gri akoma”. Ndoshta ka ardhur koha