Mix
Pse po kritikohet kaq shumë filmi Little Mermaid!
Filmi i ri Little Mermaid, i cili prej disa muajsh po përflitet nëpër botë, ka marrë një numër të madh komentesh negative. Kritikët, ndër të tjera, kritikuan zgjedhjen e Halle Bailey, një aktore me ngjyrë, në rolin ikonik të Arielit në filmin origjinal të Disney-t të vitit 1989.
Filmi me aktoren kryesore Halle Bailey aktualisht ka një vlerësim prej 7 nga 10 në webin IMDb. Por disa shikues, thuhet se po i japin filmit të Disney një vlerësim negativ pa asnjë arsye.
“Mekanizmi ynë i vlerësimit zbuloi aktivitet të pazakontë votimi në këtë titull. Për të ruajtur besueshmërinë e sistemit tonë të vlerësimit, ne kemi ndryshuar mënyrën si të bëjmë vlerësimet.”, thuhet në një shënim në faqet e Little Mermaid në SHBA, Kanada, MB, Brazil dhe Meksikë.
IMDb deklaroi në faqen e saj: “Ndërsa ne pranojmë dhe marrim parasysh të gjitha votat e marra nga përdoruesit, jo të gjitha votat kanë të njëjtin ndikim ose peshë në vlerësimin përfundimtar. Kur zbulohet një aktivitet i pazakontë votimi, mund të aplikohet një llogaritje alternative për të ruajtur besueshmërinë e sistemit tonë”, thuhet në deklaratë.
IMDb deklaroi më tej se nuk do të zbulojë se si metoda e re do të gjenerojë rezultatin për të siguruar që ajo “të mbetet efektive”.
Edhe pse nuk dihet arsyeja e saktë e reagimeve për “Sirenën e Vogël”, filmi në të kaluarën ishte denoncuar nga racistët, të cilët ishin mërzitur sepse një aktore me ngjyrë luan Arielin. Kritikët, ndër të tjera, argumentuan se Bailey si Ariel nuk ishte imazhi i personazhit legjendar me të cilin njiheshin si fëmijë dhe se për këtë arsye ajo ua prishi kujtimet. Dhe disa fansa të Disney-t nuk janë të entuziazmuar as me ribotimet të filmit vizatimor klasik