Lidhu me ne

Radar

Qëndrimi i Shqipërisë për tensionet në Mitrovicë, Rama duket më afër Vuçiçit se Kurtit

Qëndrimi i Shqipërisë për tensionet në Mitrovicë, Lubonja: Rama duket më afër Vuçiçit se Kurtit

Qëndrimi i Shqipërisë për tensionet në Mitrovicë,

Analisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me situatën në veriun e Kosovës.

Sipas tij pas konfliktit që po ndodh në Mitrovicën e veriut qëndron një betejë më e madhe mes palëve dhe se situata është shumë komplekse dhe e tillë që mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje mes Albin Kurtit dhe Vuçiçit.

Ai përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24 shtoi se do ishte e vështirë të justifikoheshin kryetarët e komunave nga ana e qeverisë së Kosovës, ndërsa nga ana tjetër Vuçiç “luan me dy porta” dhe ka interesa më të mëdha se komunat me shumicë serbe.

Sa i përket qëndrimit të Shqipërisë në këtë situatë, Lubonja u shpreh se kryeministri Rama i bën jehonë zgjidhjes që kërkon Perëndimi, por gjithashtu “duket më aleat me Vuçiçin se me Kurtin”.

Mundet që të akuzosh Kurtin duke u nisur nga ideja se në një vend ku kanë votuar vetëm 3-4% e njerëzve është e vështirë të justifikosh kryetarët e zgjedhur. Kurti mund të propozonte sërish zgjedhje. Mbrapa këtij sherri të vogël ka një luftë më të madhe. Serbët nuk duan të njohin Kosovën, kërkojnë asociacionin, etj. Këtu dalim në nivelin e tretë që është si e duan ndërkombëtarët këtë punë.

Ata duan stabilitet dhe nuk duan të hapet një front i ri lufte. Vuçiç luan me dy porta, ndërsa Kurti mendon se do ketë mbështetjen e Perëndimit duke parë se Vuçiç njihet si mik i Rusisë. Situata është shumë komplekse dhe zgjidhja më e mirë do ishte një marrëveshje që të ketë zgjedhje dhe serbët të marrin drejtimin e komunave. Nuk ka kuptim që të mbahen me polici.

Kurti mund të ketë menduar se serbët nuk do reagojnë ose se partnerët do e mbështesin. Në këtë rast gjykoj se më tepër se kundërshtimi i Amerikës duhet ta shtynte Kurtin një dimension demokratik ku nuk mund të njihej zgjedhjet kur votojnë 3% e popullatës. Kurti duhet të njohë pak më mirë historinë se sa ka vërtet këllqe të kundërshtojë Amerikën që ka çliruar Kosovën. Amerika këtë nuk e bëri për Kurtin, por për interesa gjeopolitike.

Amerikanët kanë interesat e tyre, nuk është si prindi i madh që kujdeset për ne gjithmonë. Një telefonatë mes Vuçiç dhe Kurtit do mjaftonte për të ndaluar këtë situatë, por problemi është se kjo çështje është më e thellë. Vuçiç nuk ka hallin e kryetarëve të komunave, por se si do shkojë çështja e Kosovës. Ai do një copë të Kosovës, ndërsa ka edhe faktorët ndërkombëtarë që nuk e duan. Me ndërhyrjen me polici Kurti e ka ndihmuar Vuçiç duke thënë se nuk duan asociacionet. Kurti kërkon ta shtyjë këtë dhe konflikti bëhet për këtë kontekst.

Rama në këtë rast i bën jehonë zgjidhjes që kërkon Amerika dhe Evropa. Kësaj i duhet shtuar dhe një lloj alergjie që i krijon Kurti si personazh politik, jo vetëm në raport me ndërkombëtarët, por edhe me zhvillimet në kosovë e Shqipëri. Me të Rama nuk ndihet aq rehat sa me Thaçin. Shqipëria duhet të ishte më afër Kosovës dhe të vendoste theksin te problemet që kanë krijuar serbët. Duhet t’i mbrojë disa çështje, si ajo e asociacionit. Duhet t’i vërë në dukje problematikat e saj. Rama duket më aleat më Vuçiçin se me Kurtin”, u shpreh Lubonja.

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar14 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix14 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix14 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix14 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix15 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix15 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar15 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix15 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix15 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook