di Rama vërtet ka humbur një kryebashkiak si Shukri Xhelili në Dibër, por ama ka fituar një orator special mitingjesh elektorale si deputeti Sadri Abazi. Fjalimi i tij në mitingun e mbylljes së fushatës u dallua mbi të tjerët, madje la në hije edhe atë të vetë Ramës, për nga ekspresiviteti, metaforat e goditura dhe pasioni i zjarrtë.
Diçka tjetër që ra në sy të ekspertëve të komunikimit, ishte gjestikulacioni i rrallë me të cilin deputeti Sadri Abazi shoqëronte fjalimin e tij përpara dibranëve. Një performancë origjinale, që ndoshta nesër edhe shumë deputetë të tjerë do të kërkojnë ta bëjnë të tyren.
Fjalimi i Sadri Abazit ishte një dëshmi se në Partinë Socialiste, talentet e fjalës dhe komunikimit lulëzojnë në çdo kohë dhe pavarësisht moshës. Shikojeni dhe shijojeni:/Lapsi
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu