Lidhu me ne

Mix

3 mësime nga Aristoteles për miqësinë

Tri mësime nga Aristoteli për miqësinëFoto ilustruese

Ndërsa shumica e këngëve të dashurisë frymëzohen nga gëzimet dhe dhimbjet e marrëdhënieve romantike, dashuria midis miqve mund të jetë po aq intensive dhe e ndërlikuar. Shumë njerëz angazhohen shumë për krijuar dhe mbajtur miqësi, dhe një grindje me një mik të ngushtë mund të jetë po aq e dhimbshme sa edhe ndarja me një partner.

Pavarësisht nga këto gracka të mundshme, qeniet njerëzore e kanë çmuar gjithmonë miqësinë. Siç shkroi filozofi i shekullit të IV Para Erës Sonë Aristoteli: “Askush nuk do të zgjidhte të jetonte pa miq”, edhe nëse do të kishte të gjitha të mirat e tjera.

Aristoteli njihet kryesisht për ndikimin e tij në shkencë, politikë dhe estetikë. Ai është më pak i njohur për shkrimet e tij mbi miqësinë. Unë jam një studiuese e filozofisë së lashtë greke dhe kur e analizoj këtë material me studentët e mi, ata habiten se si një mendimtar i lashtë grek hedh kaq shumë dritë mbi marrëdhëniet e tyre aktuale.

Por ndoshta kjo gjë s’ka përse të jetë befasuese: ka pasur miqësi njerëzore për aq kohë sa ka pasur qenie njerëzore. Ja cilat janë 3 leksione rreth miqësisë që mund të na mësojë ende Aristoteli.

1. Miqësia është reciproke dhe e njohur nga të dyja palët si e tillë

Mësimi i parë vjen nga përkufizimi i Aristotelit mbi miqësinë: reciproke dhe me një vullnet të mirë të njohur nga të dyja palët. Në dallim nga lidhjet e gjakut, miqësia ekziston vetëm nëse pranohet nga të dyja palët. Nuk mjafton vetëm t’i urosh dikujt të mirën.

Në këmbim edhe ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë për ju, dhe që të dy duhet ta njihni këtë vullnet të mirë të ndërsjellë. Siç thotë Aristoteli: “Që të jenë miq… 2 njerëz duhet të ndiejnë vullnet të mirë për njëri-tjetrin, pra t’i urojnë të mirën njëri-tjetrit dhe të jenë të vetëdijshëm për vullnetin e mirë të njëri-tjetrit”.

Aristoteli e ilustron këtë me një shembull të hershëm të një marrëdhënieje para-sociale, një lloj marrëdhënieje e njëanshme në të cilën dikush zhvillon ndjenja miqësore, dhe madje ndien se e njeh një personazh publik që në fakt nuk e ka takuar kurrë.

Aristoteli ofron këtë shembull: Një tifoz mund të adhurojë një atlet të mirë dhe të ndihet i investuar emocionalisht në suksesin e tij. Por për shkak se atleti nuk ia kthen apo nuk e njeh këtë vullnet të mirë, ata nuk janë miq. Kjo është po aq e vërtetë sot sa ishte edhe në kohën e Aristotelit.

Kini parasysh se nuk mund të jeni miq në “Facebook” me dikë, nëse ai nuk pranon kërkesën tuaj për miqësi. Në të kundërt, ju mund të jeni ndjekës i mediave sociale të dikujt pa pranimin e tyre. Megjithatë, sot është ndoshta më e vështirë të dallosh miqësinë nga marrëdhëniet parasociale.

Kur krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale, ndajnë detaje rreth jetës së tyre personale, ndjekësit e tyre mund të zhvillojnë një ndjenjë të njëanshme të intimitetit. Ata dinë gjëra për krijuesin, të cilat para ardhjes së rrjeteve sociale, do t’i kishte ditur vetëm një mik i tij i ngushtë.

Krijuesi i një përmbajtje mund të shfaqë vullnetin e mirë ndaj ndjekësve të saj, por kjo nuk është miqësi. Vullneti i mirë nuk është realisht reciprok, nëse njëra palë e ndien atë ndaj një individi, ndërsa tjetra e ndien atë ndaj një grupi. Në këtë mënyrë, përkufizimi i Aristotelit për miqësinë i jep qartësi një situate që është unike për epokën moderne.

2. Ekzistojnë 3 lloje miqësish

Tri mësime nga Aristoteli për miqësinë

Shohim më tej dallimin që bën Aristoteli midis 3 llojeve të miqësisë: miqësitë e bazuara te dobia, ato të bazuara te kënaqësia dhe së fundi ato të bazuara te karakteri. Secila prej tyre lind nga ajo që vlerësohet te miku që kemi: dobia e tij për ne, kënaqësia që marrim nga shoqëria me të apo karakteri i tij i mirë.

Ndërsa miqësia e bazuar te karakteri është forma më e lartë, ju mund të keni vetëm disa miq të tillë. Sepse duhet shumë kohë për të njohur karakterin e dikujt dhe duhet të kaloni shumë kohë së bashku për ta ruajtur një miqësi të tillë. Meqë koha është një burim i kufizuar, shumica e miqësive do të bazohen te kënaqësia apo dobia.

Ndonjëherë studentët e mi më kundërshtojnë duke thënë se marrëdhëniet e bazuara te dobia nuk janë vërtet miqësi. E si mund të jenë dy njerëz miq nëse e përdorin njëri-tjetrin? Megjithatë, kur të dyja palët e kuptojnë miqësinë e tyre të dobishme në të njëjtën mënyrë, ato nuk po e shfrytëzojnë, por përkundrazi përfitojnë reciprokisht nga njëri-tjetri.

Aristoteli thotë: “Dallimet midis miqve, lindin më së shpeshti kur natyra e miqësisë së tyre nuk është ajo që ata mendojnë se është”. Nëse shoku juaj në shkollë beson se ju rrini me të sepse ju pëlqen shoqëria e tij, ndërsa ju në fakt shoqëroheni sepse ai është shumë i mirë në shpjegimin e ushtrimeve të matematikës, mund të pasojnë ndjenjat e lënduara.

Por nëse të dy e kuptoni se po rrini bashkë që të përmirësoni notën në degë të ndryshme ku keni respektivisht prirje, atëherë mund të zhvilloni vullnetin e mirë dhe respektin e ndërsjellë për pikat e forta të njëri-tjetrit. Në fakt, natyra e kufizuar e një miqësie të dobishme mund të jetë pikërisht ajo që e bën atë të dobishme.

Analizoni një formë bashkëkohore të miqësisë së dobishme: grupi mbështetës i kolegëve. Meqenëse mund të keni vetëm një numër të vogël miqsh të bazuar tek karakteri, shumë njerëz që përballen me trauma ose me sëmundje kronike nuk kanë miq të ngushtë që t’i ndihmojnë ata të  kalojnë përvoja të tilla.

Anëtarët e grupit mbështetës, janë të pozicionuar në mënyrë unike për të ndihmuar njëri-tjetrin, edhe nëse kanë vlera dhe besime personale shumë të ndryshme. Këto dallime mund të nënkuptojnë se miqësitë nuk bëhen kurrë të bazuara te karakteri.

Megjithatë anëtarët e grupit mund të ndiejnë vullnet të mirë ndaj njëri-tjetrit. Me pak fjalë, mësimi i dytë i Aristotelit është se ka një vend për çdo lloj miqësie, dhe se një miqësi funksionon kur ka një kuptim të përbashkët të bazës së saj.

3. Miqësia është si stërvitja

Aristoteli pohon se një miqësi, ashtu si fitnesi, është një gjendje ose prirje që duhet mbajtur në vazhdimësi. Ashtu si fitnesi që ruhet përmes ushtrimeve të rregullta, ashtu edhe miqësia ruhet duke bërë gjëra së bashku. Atëherë çfarë ndodh kur ju dhe shoku juaj nuk mund të angazhoheni në aktivitete miqësie?

Aristoteli shkruan: “Miqtë që qëndrojnë… të ndarë nuk janë aktivisht miqësorë, megjithatë kanë prirjen që të jenë të tillë. Sepse ndarja nuk e shkatërron absolutisht miqësinë, megjithëse e pengon ushtrimin e saj aktiv. Megjithatë, nëse kjo ndarje zgjat në kohë, duket se shkakton harresën e vetë ndjenjës miqësore”.

Kjo mbështetet edhe nga kërkimet bashkëkohore: gjendja e miqësisë mund të vazhdojë edhe pa aktivitete miqësie. Por nëse kjo vazhdon mjaftueshëm, miqësia do të zbehet. Mund të duket sikur argumenti i Aristotelit është bërë më pak i rëndësishëm, pasi teknologjitë e komunikimit – nga shërbimi postar te FaceTime – kanë bërë të mundur ruajtjen e miqësive në distanca të mëdha.

Por ndërsa ndarja fizike nuk shënon më fundin e një miqësie, mësimi i Aristotelit mbetet ende i vërtetë. Dhe në fakt, studimet tregojnë se pavarësisht se kishin qasje në teknologjitë e komunikimit, njerëzit që e ulën aktivitetin e tyre të miqësisë gjatë vitit të parë të pandemisë COVID-19, pësuan një rënie korresponduese në cilësinë e miqësive të tyre.

Sot, ashtu si në Athinën e lashtë, miqësitë duhet të mbahen duke u angazhuar në aktivitete miqësie. Aristoteli nuk mund të imagjinonte teknologjitë e sotme të komunikimit, lindjen e grupeve mbështetëse në internet apo llojet e marrëdhënieve parasociale të bëra të mundura nga mediat sociale.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha mënyrat në të cilat ka ndryshuar bota eseja, e Aristotelit mbi miqësinë vazhdon të ketë jehonë edhe në ditët tona.

Shënim: Emily Katz, profesoreshë e asociuar e filozofisë së lashtë greke, Universiteti Shtetëror i Miçiganit, SHBA.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook