Lidhu me ne

Mix

5 ushqime që duhen ngrënë çdo ditë për të jetuar gjatë!

Ekspertët kanë hartuar një listë ushqimesh që duhen ngrënë çdo ditë, të cilat janë po aq të mira për trupin sa edhe për shpirtin. Ka disa ushqime shumë të pasura me lëndë ushqyese, marrja e të cilave mund ta bëjë më të lehtë plotësimin e nevojave tona shëndetësore.

5 ushqimet e mëposhtme duhet t’i konsumoni çdo ditë për të përmirësuar dietën tuaj dhe në këtë mënyrë për të marrë disa nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për shëndetin tuaj.

5 ushqime që duhen ngrënë çdo ditë për të jetuar gjatë:

1. Boronica

Boronicat janë me të vërtetë të pasura me antioksidantë. Kjo ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të caktuara, si kanceri. Antioksidantët që gjenden te boronica quhen anthocyanine dhe japin atë ngjyrë të pasur dhe të errët që i karakterizon ato. Antocianinet ndihmojnë në përmirësimin e humorit duke aktivizuar disa rrugë nervore në tru dhe duke reduktuar efektet e hormoneve të stresit.

2. Arra

Arrat janë një nga burimet më të mira me bazë bimore të acideve yndyrore Omega 3. Kjo yndyrë e veçantë konsiderohet “esenciale” sepse trupi ynë nuk mund ta prodhojë atë dhe kështu duhet ta sigurojmë përmes dietës sonë. Yndyrnat Omega 3 zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike. Ato gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të kolesterolit.

3. Spinaq

Spinaqi është i pasur me vitamina dhe minerale; ato ofrojnë magnez, kalium, hekur dhe kalcium. Spinaqi gjithashtu përmban fibra, ujë dhe antioksidantë si luteina dhe zeaxanthin; të cilat ndihmojnë në shëndetin e syve. Megjithatë, është më mirë të kombinoni spinaqin me ushqime që përmbajnë vitaminë C për të ndihmuar në përthithjen e hekurit nga ky burim me bazë bimore.

4. Avokado

Avokado nuk mund të mungonte në listën e ushqimeve që duhen konsumuar çdo ditë. Ky frut është plot me lëndë ushqyese që janë të mira për zemrën, zorrët, trurin, flokët dhe lëkurën dhe përmirësojnë kolesterolin dhe presionin e gjakut.

5. Fasule

Fasulet janë të pasura me proteina dhe fibra, por me pak kalori. Ky kombinim do t’ju mbajë të ngopur deri në vaktin tuaj të ardhshëm dhe do të stabilizojë sheqerin në gjak për të siguruar nivele më të mira energjie.

Fasulet konsiderohen gjithashtu një ushqim prebiotik, që do të thotë se ato ushqejnë bakteret e mira në sistemin tonë të tretjes për të mbajtur mikrobiomën tonë të zorrëve të shëndetshme.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook