Kioske
Edvin Rama hazretleri, ia ka gjetur paswordin këtij mileti !
Edvin Sulltan, seriali më i ri në Tv Klan
Problemi është se Sulltan Edvin Rama hazretleri, ia ka gjetur paswordin këtij mileti. Iu flet frustrimeve të njerëzve.
Njerëzit duan tallje dhe poshtrim të njeriut, ai tall e poshtëron. Njerëzit e duan sundimtarin super-bos, të pasur e me pushtet e që kapardiset, ai ashtu bën paradë, si bosi i vendit. Ata që e konkurojnë duken si këta tek lagjja që skanë çfarë i bëjnë të fortit dhe nisin, o maskara, o hajdut, o të raftë pika, o të shtyptë makina, o drogaxhi, pi drogë pi, do e gjesh nga Zoti po hë..!
Mileti spektator nuk gjykon sulltanin por qesh me patetizmin e këtyre që e mallkojnë.
Edhe pak nuk do shfaqet më si kryeministër por do transmetohet si serial në televizor. Seriali më i ri: Edvin Sulltan.