Lidhu me ne

Radar

Arlind Qori: Ishim të bindur që do dilnim para Roland Bejkos

Pse kandidoi për Tiranën? Arlind Qori: Hyjmë në garë për të fituar

Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë” doli i treti në zgjedhjet lokale të 14 Majit për bashkinë e Tiranës.

Ai foli për këtë rezultat në një intervistë për Panorama TV duke theksuar se e prisnin faktin se do të merrnin një rezultat më të mirë se kandidati i Partisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko.

“Në këtë betejë ideo-politike nuk kemi mundur të bindim të gjithë ata qytetarë që kanë menduar të votojnë për ne. Faktin që ne do të dilnim më mirë se PD zyrtare e prisja. Për faktin se ne jemi një e re që po ngjitet ndërsa ata ishin një e vjetër që po binte. Unë e kam pasur këtë besim sepse shikoja intensitetin e fushatës sonë. Kisha besim te një rezultat i mirë dhe pastaj e vendosin qytetarët sa i mirë dhe deri ku. Unë shpresoj dhe besoj se rezultati ynë do të jetë më i mirë në zgjedhjet e ardhshme. Përvoja jonë elektorale ishte e sapo filluar”, tha ai.

Qori u shpreh se edhe pse nuk kanë pasur reklama televizive apo faktorë të tjerë mbështetës në fushatën e tyre, në raport me kandidatët e tjerë kanë qenë të favorizuar pasi kanë takuar vetë çdo qytetar duke shkuar pranë tyre pa shpenzime por vetëm me ide për qytetin.

“Nga sa kam folur me qytetarët këto ditë, kam kuptuar që shumë qytetarë pa i njohur unë kanë punuar dhe kanë bindur të tjerët. Një njeri që të sheh në televizor fillon dhe bind të tjerët. Këto i kam njohur pas zgjedhjeve. Këtë lloj aktivizmi te qytetarë që nuk i kemi njohur më parë është baza që më bën të besoj për të ardhmen.

Nuk kemi pasur asnjë lekë nga shteti ka ndikuar për mirë. Ne nuk kishim reklama televizive por kishim këmbët tona dhe duke shkuar rrugë më rrugë mesa duket kemi arritur të bindim qytetarët që ne jemi ndryshe edhe në mënyrën e të konceptuarit dhe të bërit politikë.  Unë mendoj se mënyra si bëjmë fushatë ne do të jetë shembull edhe për partitë e tjera. Sepse qytetarët janë të lodhur nga luksi. Politika duhet të jetë shumë e thjeshtë. T’u shpjegosh njerëzve idetë e tua”, deklaroi Qori.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar4 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix5 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook