Lidhu me ne

Radar

Sali Berisha: Kush kërkon fakte dhe prova për blerje votash, është blerë nga krimi dhe Edi Rama

Sali Berisha: Kush kërkon fakte dhe prova për blerje votash,

Sali Berisha po drejton mbledhjen e Kryesisë së ‘Rithemelimit” në selinë blu, me fokus zgjedhjet e 14 majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha përsëriti sërish akuzat për blerje masive të votave nga qeveria dhe akuzoi ata që kërkojnë prova dhe fakte për to si avokatë të Edi Ramës.

Fjala e Berishës në mbledhjen e Kryesisë

Historia e blerjes së votës nuk fillon me këto zgjedhje, por me këtë rast u them avoketërve të verbër të Edi Ramës, të cilëve ai iu ka verbuar sytë e mendjes, se kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas.

Publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar.

Se vota, për ata që iu janë verbuar sytë e mendjes, në këtë proces u ble haptas dhe këtë nuk e shpall unë, e shpalli kryeministri Edi Rama.

Krimministri Edi Rama, si asnjëherë më në histori, mobilizoi fondin e pagave dhe të pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve.

Por a ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit të kësaj natyre? Jo, nuk ishte e vetmja.

Një tjetër blerje nën dorë ishte operative në një pjesë të madhe të bashkive, për të mos thënë në çdo bashki ku ai parandjente rrezikun me qëllimin e vetëm për të ndryshuar rezultatin.

Unë kam dëgjuar avoketërit e megakrimit elektoral në media, të shtrojnë pyetje: na jepni fakte, na jepni prova. Ata denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje. Nuk ka provë më të madhe se 670 mijë zarfa për pensionistët.

Por nuk ka provë më të madhe se rrëzimi përtokë i euros. Të rrëzosh monedhën më të fuqishme në Europë, duhet të hedhësh në treg për çdo ditë, minimumi 30 deri 40 milionë euro.

Le ta quajmë se njerëzit me shumë të drejtë nuk kanë njohuri për kursin dhe shumica nuk ka pse të ketë ndoshta.

Por avoketërit e vjedhjes së votës duket se pikërisht ata që kanë blerë votën, u kanë blerë mendimin dhe gjuhën atyre. Asgjë nuk i pengon ata të shohin tullumbacen ‘Doshi’. Kjo parti në këto zgjedhje, falë qarkullimit të parave Rama-Doshi është rritur me 220 për qind.

Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe sesa për shkak se mund të jetë paguar nga Tom Doshi, të përpiqesh të mohosh këtë batërdi dhe të kontribuosh në përligjen e një procesi shkatërrimtar për kombin.

Një komb, që ikën dhe vetëm ikën nga kjo situatë.

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix8 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix8 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix8 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix8 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix14 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske14 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix15 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix15 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix15 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook