Lidhu me ne

Mix

Kistet e vezores, çfarë janë dhe si kurohen

Kistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda ose në sipërfaqe të vezores. Gruaja ka 2 vezore, secila prej tyre në madhësinë dhe formën e një bajameje, të vendosura në secilën anë të mitrës. Qeliza veze zhvillohet dhe piqet në vezore dhe çlirohet çdo muaj në mënyrë ciklike gjatë jetës riprodhuese. Shumica e grave bëhen me kiste të paktën një herë gjate jetës së tyre. Shumica e kisteve vezoriale paraqitin pak ose aspak diskomfort (jo rehati) dhe nuk janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim në pak muaj.
Simptomat

Shumica e kisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë :

Çrregullime menstruale
Dhimbje Pelvike – një dhimbje konstante ose të herë pas hershme të bezdisshme dhe që përhapet në regjionin lumbar ose në kofshë.
Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të.
Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale
Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët
Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.
Ndjenjë rëndese apo mbushjeje të barkut
Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plote të saj.

Kur duhet kërkuar ndihma mjekësore?

Në rast dhimbjeje të fundit të barkut të menjëhershme dhe të forta
Dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella
Kur ka shenja të shokut si p.sh : ftohje të trupit, shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi, lëkurë e ftohte dhe e lagësht.

Shkaqet

Shumica e kisteve nisin me funksionimit normal të ciklit menstrual dhe quhen kiste funksionale.
Kistet funksionalë

Normalisht vezorja rrit çdo muaj një strukturë të ngjashme kistike që quhet folikul.

Folikuli prodhon estrogjenin dhe progesteronin dhe gjate ovulacionit çliron një ovocit (qelizë veze ) Ndonjëherë ky folikul qëllon që vazhdon të rritet dhe formon kistin folikular që mund të jete në dy tipe :

• Kist follikular ndodh kur folikuli nuk çahet për të çliruar vezën por vazhdon dhe rritet duke u kthyer në kist.
Corpus luteum cyst. Kur folikuli e çliron vezën dhe folikuli i çarë nis të prodhojë sasi të madhe estrogjeni dhe progesteronin duke u përgatitur për konceptimin , duke u shndërruar në korpus luteum. Por ndonjëherë çarja e vezës mbyllet dhe likidi grumbullohet brenda foluklit duke e shndërruar në kist.

Kistet funksionale nuk janë të dëmshëm, rrallë japin dhimbje dhe mund të zhduken pa mjekim brenda 2apo 3 ciklesh menstrual.

Të tjerë kiste jo te lidhur me funksionin normal menstrual

Kistet Dermoid: Këto Kiste mund të përmbajnë flok, lëkurë apo dhemb rralle janë kanceroz.
Cystadenomas. Këto Kiste marrin origjinën nga indi vezorial dhe mund të jenë të mbushur me likid ujor ose mukinoz.
Endometriomas. Zhvillohen si rezultat i endometriozes, gjatë së cilës qeliza endomtriale vendosën jashtë mitrës. Këto mund të ngjiten në vezore dhe të japin rritje (torsion).

Komplikacionet

Torsioni i vezores: Kistet dermoid dhe kistadenomat mund të zmadhohen dhe të ndryshojnë vendndodhjen e tyre të zakonshme çka do të çoj në dhimbje apo përdredhje të vezorës.
Ruptura: Kisti që çahet mund të japi dhimbje të forte dhe hemorragji të brendshme.
Kistet pas menopauzes mund të pësojnë shndërrim kanceroz çka kërkon ndjekje të rregullt.

Testet dhe diagnoza

Prania e një kisti mund të shihet gjatë ekzaminimit pelqvik. Nëse dyshohet prania e tij atëherë bëhen teste të tjera për të përcaktuar tipin dhe nevojën për trajtim. Të rëndësishme për mjekun janë të dhënat si :

Madhësia
Përbërja: është i mbushur me likid, përmbajtje të fortë apo e përzierje.
Prania e ndarëseve apo septumeve të brendshëm
Qarkullimin i gjakut përreth apo në brendësi

Për të përcaktuar tipin e kistit nevojiten këto procedura :

Testi i shtatzënisë: Një test pozitiv tregon që kisti është korpus luteum i cili zhvillohet pasi çahet folikuli dhe çliron vezën.
Ekografi pelvike. Kjo është një procedure e padhembshme me anë të një sonde që dërgon dhe merr vale sonike me frekuencë të lartë duke dhëne imazhin ne ekran. Kjo mund të bëhet me sonde transabdominale ose tranvaginale:

Nëpërmjet ekografisë përcaktohet prania e kistit, madhësia, përbërja dhe vendndodhja.

Me interes paraqitet përdorimi i ekografise 3D & 4D me saktësinë që japin në dhënien e diagnozës.

Rezonanca magnetike: ndihmon në saktësimin e diagnozës.

– Laparoscopi. Është ndërhyrje mini-invazive nëpërmjet përdorimit të tre apo 4 sondave bën evidentimin e kistit si dhe heqjen e tij me rrugën më të sigurt dhe me më pak komplikacione.

Dozimi i CA 125 që është një proteinë e cila rritet zakonisht në gratë me kancer të vezores, por mund të gjendet në vlera mbinormale në gjendje jo knaceroze si endomtrioza, fibromiomat apo sëmundje inflamatore pelvike. Në varësi të përbërjes së tumorit mund të përdoren dhe markues të tjerë sikur CA-72-4, CA-19-9 dhe CEA.

Trajtimi

Trajtimi varet nga mosha , tipi, përmasat e Kistit dhe sipmtomat shoqëruese të tij:

Pritja e kujdesshme, në shumë raste mund të pritet dhe të rishihet Kisti pas disa muaj nëse është i pranishëm apo jo, nëse nuk ka simptoma dhe në ekografi shihet një Kist i vogël me likuid.
Përdorimi i kontraceptiveve oral për të ulur shancin që kiste të rinj të zhvillohen në ciklet menstrual pasardhës, duke ulur shume dhe shanset për kancer të vezores

Ndërhyrjet kirurgjikale :

Nëse kisti është i madh, nëse persiston (qëndron) mbi 3 cikle dhe nëse japin dhimbje apo simptoma të tjera. Një pjesë e Kisteve mund të hiqen pa hequr vezoren dhe procedura quehet cistectomy.

Në disa raste mund të hiqet bashke me kistin edhe vezorja dhe procedura quhet oforectomy.

Ndërhyrja mund të behet me rruge abdominale, të hapur apo me laparoskopi ose me rruge transvaginale.

Por nëse masa kistike është kanceroze mund të nevojitet heqja e mitrës së bashku me vezoret.
Parandalimi

Megjithëse nuk ka një mënyre të përcaktuar për të parandaluar rritjen e kisteve, ajo çka ndihmon në vendosjen e hershme të diagnozës është kryerja e ekzaminimeve pelvike të rregullta si dhe kujdesi në shfaqjen e simptomave karakteristike./ Burimi: mjeket.al

Dr. Kozeta Mustafaraj
Gjinekologe
Klinika Gjinekologjike “Kozeta”

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook