Lidhu me ne

Mix

Mira Murati, shqiptarja më e famshme në botën e teknologjisë

Mira Murati

Mira Murati është shqiptarja, e cila na bëri të ndihemi të gjithëve krenarë me arritjen e saj të fundit. Të gjitha mediat ndërkombëtare po flasin për të. Ajo është shefja e teknologjisë në një ndër kompanitë më të famshme dhe të avancuara në botë për inteligjencën artificiale, OpenAI.

Emri i OpenAI bëri xhiron në internet në ditët e fundit pas lançoi një bot komunikimi me inteligjencë artificiale, i quajtur ChatGPT.

OpenAI, një prej laboratorëve më ambiciozë në botë të inteligjencës artificiale, u themelua si kompani në fund të 2015-ës nga një grup investitorësh. Investitorët janë: themeluesi i Y Combinator, Sam Altman dhe themeluesi i Tesla, Elon Musk.

Synimi i tyre: zhvillimi i sistemeve miqësore të inteligjencës artificiale në përfitim të njerëzimit.

Që prej 2018-ës, pjesë e OpenAI u bë Mira Murati, shqiptarja, e cila vjen nga qyteti i Vlorës dhe në Maj të atij viti u emërua në pozitën e CTO, duke mbikëqyrur operacionet teknologjike të kompanisë.

35-vjeçarja Mira Murati është diplomuar nga Shkolla e Inxhinierisë në Masaçusets, SHBA, si inxhiniere mekanike. Gjatë periudhës 2013-2016 ajo punoi pranë Tesla si Menaxhere e Lartë Produkti për seritë Model X përpara se të punonte për dy vite të tjera nga 2016-2018 për Leap Motion, si zëvendës presidente e produktit dhe inxhinierisë.

ChatGPT është një model i avancuar, i trajnuar mbi një grup të dhënash masive në internet, duke e lejuar të gjenerojë tekst të ngjashëm me njeriun, me një shkallë të lartë rrjedhshmërie dhe koherence.

Një nga aftësitë kryesore të ChatGPT është aftësia për të formuluar tekst, duke përfshirë dialog, artikujt dhe madje edhe poezi.

Krahas kësaj, ChatGPT mund të bëjë edhe një sërë detyrash, të tilla si përgjigjia e pyetjeve, përmbledhja e tekstit dhe analiza e ndjenjave. Kjo e bën atë një mjet të fuqishëm, duke përfshirë chatbot, asistentët virtualë dhe gjenerimin e përmbajtjes për faqet e internetit dhe mediat sociale.

Në një farë mënyre, Mira Murati mund të diskutojë drejtpërdrejt rreziqet e Inteligjencës Artificiale, ndërsa ju bën të ndiheni sikur gjithçka do të jetë në rregull, shkruan revista prestigjioze “The Times”.

Murati ka folur për dobësinë më të madhe të ChatGPT, potencialin e pashfrytëzuar të softuerit dhe pse është koha për ta rregulluar me ligj Inteligjencëns Artificiale.

Lidhur me sfidat gjatë punës me ChatGPT, ajo tregon se, “ChatGPT është në thelb një model i madh bisedor – një rrjet i madh neural, i trajnuar për të parashikuar fjalën tjetër – dhe sfidat me të janë të ngjashme me ato që shohim me modelet bazë të gjuhëve të mëdha: mund të shpikë fakte që nuk janë të vërteta. “zgjodhëm dialogun, veçanërisht sepse dialogu është një mënyrë për të bashkëvepruar me një model dhe për t’i dhënë atij reagime. Nëse mendojmë se përgjigjia e modelit është e pasaktë, mund të themi: “A je i sigurt? Unë mendoj se në të vërtetë…” Dhe më pas modeli ka një mundësi të bashkëveprojë me ju, ngjashëm me mënyrën se si do të bisedonim me një njeri-tjetrin”.

Lidhur me ndalimin e përdorimit në disa shkolla, ajo thekson se, “duke zhvilluar këto teknologji, ne po shtyhemi drejt inteligjencës së përgjithshme, aftësive të përgjithshme me besueshmëri të lartë – dhe e bëjmë këtë në mënyrë të sigurt”.

Rrezikut të mundshëm nga AI, Murati i përgjigjet në një nga intervistat e saj, se “teknologjia na formëson dhe ne e formësojmë atë. Ka shumë probleme të vështira për t’u kuptuar”. Sipas saj, “ekzistojnë një sërë pyetjesh rreth ndikimit shoqëror dhe ka shumë pyetje etike dhe filozofike që duhet t’i shqyrtojmë. Dhe është e rëndësishme që ne të sjellim zëra të ndryshëm, si filozofë, shkencëtarë socialë, artistë dhe njerëz nga shkencat humane”.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix3 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix3 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix3 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix3 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix9 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske9 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix10 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix10 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix10 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook