Lidhu me ne

Mix

Vajza e Kobe Bryant nis të punojë për Beyonce

Vajza e Kobe Bryant nis të punojë për Beyonce

Natalia Bryant, vajza e madhe e Kobe Bryant, ka nisur të punojë për divën e muzikës pop Beyonce. Ajo do të shoqërojë këngëtaren e njohur amerikane në turneun e saj botëror “Renaissance”. Sipas medias amerikane “Access.” Natalia, e cila studion në Universitetin e Kalifornisë Jugore, po bën një praktikë në Parkwood Entertainment.

Vajza e Kobe Bryant nis të punojë për Beyonce

Parkwood është kompania diskografike dhe kompania e menaxhimit që Beyonce themeloi në vitin 2010. Kjo nuk është hera e parë që Beyoncé dhe Bryant kanë punuar së bashku. Bryant u shfaq në videon e fushatës së këngëtares në nëntor 2021 të Adidas Ivy Park.  Edhe pse për disa përdorues të rrjeteve sociale, puna e re e Natalias është një tjetër shenjë nepotizmi në industri, të tjerët nuk kanë reshtur së mbështeturi studenten e re me postime dhe foto inkurajuese.

Kujtojmë që Kobe Bryant u nda nga jeta së bashku me vajzën Gianna në një aksident me helikopter në janar 2020. Ai la pas 3 vajza dhe bashkëshorten Vannesa. Së fundmi e veja e Kobe Bryant, Vanessa ka zgjidhur pretendimet e saj të mbetura kundër Qarkut të Los Angelesit për keqpërdorimin e fotografive nga rrëzimi i helikopterit që shkaktoi vdekjen e bashkëshortit dhe vajzës së saj në një shumë për gati 30 milionë dollarë. 

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix4 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix4 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix4 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix4 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar4 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix5 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike5 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix5 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix6 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook