Lidhu me ne

Aktualitet

Ç’mund të bëjë Rama për pushtet

Fatos Lubonja

lubonja

Në prag të zgjedhjeve kam thënë se, sikur të rritej opozita, do të kërkoja me gëzim ndjesë publike për pesimizmin e thellë që kam treguar kur kam folur e shkruar se grushti gradual institucional i shtetit që ka kryer Rama ka instaluar një regjim që ka eliminuar çdo mundësi jo vetëm rrotacioni, por edhe rritjeje. Këto zgjedhje fatkeqësisht e provuan në mënyrë edhe më dramatike se më parë tezën time pesimiste.

Këto ditë kam dëgjuar shumë të përdoret nga disa termi “operacion kirurgjikal”– në kuptimin e një manipulimi pa lenë shenja. Mendoj se është një term i gabuar, që tregon shkallën, në të cilën e kemi humbur ndjeshmërinë demokratike. Sepse, regjimi nuk ka bërë një operacion prej kirurgu, por një ndërhyrje prej kasapi, shenjat e së cilës ulërasin gjithandej.

Për ndërhyrje prej kasapi flet vetë marrja e 53 të bashkive, çka ngre menjëherë dyshime nëse ky vend është demokraci.

Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe rritja e përqindjes të votuesve në raport me opozitën për një parti që ka mandatin e tretë dhe që në shumë komuna qeveris për më shumë se tri mandate.

Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe gjuha elektorale e Kryeministrit me kërcënime se nuk do të japë asnjë kacidhe për komunat që do të votojnë për opozitën.

Për ndërhyrje prej kasapi flasin edhe disa rezultate me përmbysje spaktakolare për një kohë fare të shkurtër – si ai i Shkodrës dhe Kamzës.

Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe fakti se burgjet votojnë 99% për partinë në pushtet.

Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe arrestimi dy ditë para zgjedhjeve i kandidatit opozitar të Himarës, Beleri, që provoi se policia dhe prokuroria e reformës në drejtësi, tashmë mund të konsiderohen pjesë plotësisht e integruar e bandës që qeveris për të vjedhur dhe vjedh për të qeverisur.

Për ndërhyrje praj kasapi flasin edhe bëmat ep jesëve të tjera të bandës si Gjykata e Apelit, Kolegji zgjedhor, KQZ-ja dhe KASI-i, që e zhveshën opozitën reale nga sigla, emri dhe flamuri, duke i zhvatur bashkë me to edhe financimin, kohën televizive, komisionerët, numëruesit e me radhë.

Ky shkrim do të dilte shumë i gjatë nëse do të vazhdoja të rreshtoja treguesit e kësaj kasaphane. Por nuk është ky synimi i tij. Synimi i tij është të polemizojë me disa (të shumtë) që, në vend se të merren me kasapin dhe kasaphanën, merren me viktimën e hanxharëve dhe thikave të tij. Midis tyre dalloj tri kategori: njërën që e bën në funksion të synimeve të Ramës, për t’i dhënë goditjen përfundimtare opozitës së vetme që e rrezikon akoma, në mënyrë që të livadhisë i patrazuar në narkoshtetin që ka krijuar; një tjetër që thjesht synon të marrë lidershipin e opozitës për hesape personash që nuk merakosen fare se do të shërbejnë si fasadë demokratike e narkoshtetit; dhe një pjesë të dëshpëruarish të sinqertë që shfryjnë mërzinë e humbjes sipas asaj shprehjes: “s’ke ç’i bën gomarit dhe i bije samarit”.

E pra, të gjithë këta bashkohen në tezën, që ka pushtuar ekranet e mediave, se përgjegjëse për këtë humbje është opozita; se sikur ajo të mos ishte e përçarë, sikur të mos kishte në krye non-gratën, Sali Berisha (që disa e përkthejnë: sikur të kishte mbështetje amerikane), kjo humbje nuk do të kishte ndodhur. Disa i shtojnë listës së shkaqeve edhe ndarjen administrative, edhe sistemin elektoral duke na përçuar mesazhin se, sikur të rregulloheshin këto probleme, do ta kishim të garantuar rrotacionin. Të gjithë harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë deri edhe faktin se këta probleme – duke filluar që nga përçarja e opozitës e me radhë – janë vepra të mirëmenduara të regjimit për të përjetësuar qëndrimin e tij në pushtet. Të gjithë harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë se argumenti “non grata” bie ndesh me faktin se non gratat e Ramës korrën një fitore spektakolare në këto zgjedhje.

Me këtë nuk dua të them se s’duhet të merremi me problemet dhe limitet e opozitës. Dua të vë në dukje se ky lloj diskursi nxjerr në plan të dytë ose dhe zhduk fare nga ekranet problemin e problemeve: atë se fakti që Edi Rama, për të fituar, detyrohet t’u vjedhë e blejë votën atyre, që sipas tij dhe atyre të diskursit nuk i do populli (pasi non grata) tregon se çfarë mund të jetë në gjendje të bëjë ai (së bashku me non gratat e tij) sikur të ndërtohej një opozitë që do ta donte dhe besonte populli. E pra, këto zgjedhje na treguan se po të ndihet i rrezikuar në pushtet Rama dhe banda e tij do të bënte gjithçka për ta nxjerrë nga loja, deri edhe mjete nga ato që nuk i kemi parë akoma të përdoren deri më sot. Rasti Beleri ishte një paralajmërim i kësaj për të gjithë.

Prandaj gjykoj se diskursi i parë post elektoral duhet të nisë nga analizimi dhe denoncimi i kësaj kasaphane me vetëdijen se viktimë e saj, humbësi i vërtetë, nuk është opozita, por populli shqiptar dhe e ardhmja e tij. Edhe vetë diskursi se çfarë duhet të bëjë opozita – që mendoj se ka shumë për të bërë – duhet të nisë nga kjo analizë dhe kjo vetëdije.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix6 orë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar7 orë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar7 orë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix7 orë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix1 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix1 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix1 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix1 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar1 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook