Lidhu me ne

Kioske

Regjimi që na bleu të gjithë

Por ku janë intelektualët e Shqipërisë sot? Profesorët e katedrave, akademikët, mjekët, inxhinierët? Pse heshtin të gjithë? A mos vallë qeveria në Shqipëri është kaq e pagabueshme

Klodian Tomorri

Nëse hap mediat opozitare, përfshirë ato të cilat qeverisjes së Ramës i thonë regjim, thuajse 90 për qind e tyre shfaqin të gjitha një spot elektoral. Reklama është kjo; “Nga ndryshon një majmun dhe një krokodil nga Ilir Meta me Sali Berishën.” Eshte spoti i regjimit për zgjedhje.

Të akuzosh një qeveri për regjim dhe më pas të marrësh paratë e saj për të promovuar regjimin, kjo s’mund të jetë. Ose të paktën të dyja këto nuk mund të rrinë bashkë. Edi Rama është ose regjim ose alternative politike dhe klient potencial marketingu. E megjithatë kjo e medias është vetëm një grimcë e vogël. Problemi është shumë më i madh se kaq. Ai lidhet me korruptimin e elitës shqiptare në shkallë industriale.

Erion Veliaj paketon çdo ditë nga një personazh publik në spotet e tij elektorale. Këngëtarë të kalibrit botëror, këngëtar dasmash, artistë, influencerë, blogerë e kështu me radhë. Të gjithë këta i rreshton Lali njëri pas tjetrit të na thonë se sa shumë ka ndryshuar Tirana, sa e mirë është bërë ajo duke na ftuar të gjithëve të votojmë sërish Veliajn.

Një pjesë e këtyre personazheve në të shkuarën kanë qenë bashkëpuntorë të afërt të një regjimi tjetër, atij të Sali Berishës. Këta ose këto janë eskortat politike të regjimeve. Por nëse për influencerët e rrjeteve sociale, kurtizaneria është pjesë e zanatit, drama e vërtetë qëndron tek intelektualët.

Si parim, elitat intelektuale janë gjithmonë në opozitë me autoritetin. Sepse ky është intelektuali. Një zë publik, që sfidon gjithomonë autoritetin dhe që nuk vihet asnjëherë në rresht. Sepse nëse rreshtohesh, atëherë nuk je më intelektual.

Por ku janë intelektualët e Shqipërisë sot? Profesorët e katedrave, akademikët, mjekët, inxhinierët? Pse heshtin të gjithë? A mos vallë qeveria në Shqipëri është kaq e pagabueshme dhe dashamirëse sa që nuk abuzon asnjëherë me paranë publike, nuk kapet nga interesat perverse të pakicës? A mos vallë demokracia jonë është kaq perfekte sa që nuk lejon blerje votash, shkeljen e të drejtave të njeriut, kapjen e institucioneve?

Atëherë pse hesht gjithmonë elita jonë intelektuale?

Hesht sepse ose është e rreshtuar, ose ka frikë. Dhe frika jo domosdoshmërisht është vetëm fizike, sepse për fatin të mirë, por ndoshta edhe të keq, regjimi ynë nuk vret. Por është frikë për karrierën, për biznesin, për të mos mbyllur hapësirat e shkollimit të fëmijëve në Perëndim apo privilegjeve të tjera.

Ndaj hesht gjithmona elita jonë. Por korruptimi i saj është tragjedia jonë më e madhe. Një komb nuk mbaron së ekzistuari as atëherë kur e pushtojnë. Por mbaron kur elita e tij ekzekutohet. Dhe regjimi na ekzekutoi të gjithë. Jo fizikisht, por me para.

MË TEPËR

Radar22 orë më herët

Eksperti Besmir Semanaj: Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro

Ekspert i IT, Besmir Semanaj ka deklaruar se kostoja e mbylljes së TIK TOK në vendin tonë është diku tek...

Kryesore23 orë më herët

Berisha “i lutet” Ramës për debat publik: S’dua të ta dëgjoj emrin, por jam gati të ballafaqohem me ty për hir të qytetarëve

Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë publikisht në debat publik, Kryeministrin Edi Rama, për të ballafaquar programet respektive mes PD...

Mix23 orë më herët

Jenna Ortega: Arsyeja që u largova nga ekskluziviteti i ‘Scream’

Aktorja e “Wednesday”, Jenna Ortega, foli për vendimin e saj për t’u larguar nga ekskluziviteti i Scream në një intervistë...

Radar23 orë më herët

“Komisar Dritan Lame më rrahu” – Rrëfehet Nuredin Dumani: I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal’, por ai u vra…

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë...

Radar2 ditë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix2 ditë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix2 ditë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix2 ditë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar2 ditë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix2 ditë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Facebook