Lidhu me ne

Radar

Përgjigje Amerikës: Diktatorët nuk shkojnë në balotazh

exp FST 051910ASEG1_00002818.png

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zgjodhi t’i shmangej një pyetjeje të CNN lidhur me një përpjekje të mundshme amerikane për ta larguar nga pushteti. I pyetur nëse beson se Uashingtoni po përpiqet ta rrëzojë atë, ai u përgjigj duke kritikuar presidentin amerikan Joe Biden se e shikon atë si diktator.

Si mund të jetë diktator dikush që shkon në balotazh në vend që të [fitojë] zgjedhjet në raundin e parë? Ky është realiteti.

Nuk ka asnjë të burgosur në Turqi që vuan dënim për idetë e tij. Unë kam qenë i burgosur për leximin e një poezie. Si një njeri që e ka provuar këtë, e them me bindje se nuk do të shkojë njeri në burg për bindjet politike dhe besimin fetar.

Erdogan tha se nëse rizgjidhet, ai do të punojë me Biden ose këdo tjetër që merr kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa kritikoi SHBA-në dhe aleatët e saj për qëndrimin e tyre ndaj Rusisë, duke thënë se Perëndimi nuk po merr një “qasje të ekuilibruar” në marrëdhëniet e tij me Rusinë. Ai shtoi se Turqia ka një “marrëdhënie të veçantë” me presidentin rus Vladimir Putin, i cili ndihmoi në zgjatjen e marrëveshjes së grurit. Erdogan tha se politika e jashtme e pavarur e Turqisë mbështetet në lidhjet e ngushta me Moskën. “Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”.

Ai theksoi se në rast të një tjetër mandati, asgjë nuk do të ndryshojë në politikën e jashtme dhe e motivoi këtë vendim me rezultatet e arritura deri tani.

Një javë më parë, gjatë një takimi elektoral në Stamboll, Erdogan tha se presidenti amerikan po punon për largimin e tij nga pushteti.

Biden dha urdhrin për të rrëzuar Erdoganin, unë e di këtë. Të gjithë njerëzit e mi e dinë këtë.

Erdogan iu referua deklaratave të bëra nga Biden në janar 2020, kur tha se Uashingtoni duhet t’i inkurajojë kundërshtarët e tij që ta mposhtin atë në zgjedhje, në vend që ta rrëzojnë me grusht shteti. Ankaraja më vonë i dënoi këto komente si ndërhyrje në politikën e brendshme.

Erdogan kërkon mandatin e tij të tretë radhazi si president. Në zgjedhjet e 14 majit, ai mori më shumë vota se rivali, por nuk arriti shumicën absolute të nevojshme për të fituar në raundin e parë. Ai tani do të përballet me liderin e opozitës Kemal Kilicdaroglu në balotazhin e 28 majit.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix7 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix7 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix7 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix8 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar8 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix8 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike9 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix9 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix9 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook