Lidhu me ne

Kryesore

“Dekristianizimi i Europës po përparon. Kisha duhet të ndryshojë prezantimin. Nuk ndihem një dështak”

Papa Benendicti XVI, Ratzinger, publikon së fundmi një libër: “Bisedat e fundit”. Një lloj rrëfimi thuajse intim mbi jetën e tij si Papë. “Corriere della Sera” përcjell disa pasazhe, të cilat i sjellim në mënyrë të shkurtuar:

E shkruajta unë tekstin e dorëheqjes

Tekstin e dorëheqjes e shkruajta unë. Nuk mund të them me saktësi se kur, por e shumta ka qenë dy javë para. E shkruajta në latinisht, sepse një gjë kaq e rëndësishme sepse një gjë kaq e rëndësishme bëhet në latinisht. Pastaj, latinishtja është një gjuhë që e njoh kaq e mirë saqë të mund ta shkruaj në mënyrë dinjitoze. Natyrisht që mund ta shkruaja edhe në italisht, por mund të bëja ndonjë gabim.

Nuk ishte kërcënim

Nuk bëhej fjalë për një tërheqje nën prësionin e ngjarjeve apo për një ikje për shkak të paaftësisë për t’u përballur. Askun nuk kërkoi të më kërcënonte. As nuk do ta kisha lejuar një gjë të tillë. Nëse do ta kishin provuar nuk do të kisha ikur, sepse nuk duhet të ikësh kur je nën presion. Dhe nuk është fare e vërtetë që isha i zhgënjyer, apk gjëra të tilla. Përkundrazi, falë Zotit, isha në gjendjen e paqëtuar shpirtërore të atij që ka kapërcyer vështirësitë. Në atë gjendje shpirtërore në të cilën mund t’ia kalosh qetësisht timonin atij që vjen pas.

Kisha është gjallë

Zgjedhja e një kardinali amerikano-latin do të thotë se Kisha është në lëvizje, është dinamike, e hapur me perspektiva të zhvillimeve të reja para saj. E cila nuk është e ngurtësuar në skema: ndodh përherë diçka surprizuese me të, që zotëron një dinamikë të brendshme e aftë ta rinovojë në mënyrë konstante. Ajo që është e bukur dhe inkurajuese është pikërisht në epokën tonë ndodhin gjëra që askush nuk pret të ndodhin dhe që tregojnë se Kisha është gjallë dhe elastike ndaj mundësive të reja.

Reforma: nuk jam i fortë

Secili ka karizmën e vet. Françesko është njeriu i reformës praktike. Ka qenë për një kohë të gjatë peshkop, e njeh zanatin, ka qenë drejtues i jezuitëve dhe ka edhe prirjen për të vënë dorë në iniciativa të karakterit organizativ. Unë e dija që kjo nuk ishte pika ime e fortë.

Mbi lobin gay vaticana
U vura në dijeni për një grup të cilin ndërkohë e kemi zhbërë. U raportua në raportin e komisionit të tre kardinalëve që mund të identifikohej një grup i vogël prej katër, ndoshta pesë personash. E shkrimë atë grup. A do të krijohen të rinj? Nuk e di. Gjithsesi kjo nuk është në masë në Vatikan.

Kisha të ndryshojë

Është e qartë se Kisha po e braktis përherë e më tepër strukutrat e vjetra tradicionale të jetës europiane për t’u transformuar. Në të gjallojnë forma të reja. Është mbi të gjitja e qartë se dekristianizimi i Europës përparon, se elementi kristian po zhduket përherë e më shumë nga përbërja e shoqërisë. Për pasojë Kisha duhet të gjejë një formë të re në prezencën e saj, duhet të ndryshojë mënyrën e vet të prezantimit.
Janë duke ndodhur ndryshime epokale, por nuk dihet ende se kur mund të thuhet se fillon një epokë apo një tjetër.

Nuk jam një dështak

Një pikë ime e dobët është ndoshta vendosmëria e pakët në drejtim dhe në marrjen e vendimeve. Në realitet unë jam më shumë një profesor, dikush që reflekton dhe mediton mbi çështjet shpirtërore. Qeverisja, drejtimi praktik nuk është pika ime e fortë dhe kjo sigurisht që është një dobësi. Por nuk mundem ta shoh veten si një dështak. Për tetë vjet e kam kryer shërbimin tim. Ka patur mome te të vështira, boll të mendosh p.sh., për skandalin e pedofilisë dhe për rastin Williamson, apo edhe për skandalin Vatileaks; por në përgjithësi kjo ka qenë edhe një periudhë në të cilën shumë persona kanë gjetur një rrugë të re të besimit dhe ka patur edhe një lëvizje të madhe pozitive.

Po përgatitem për vdekjen

Duhet të përgatitesh për vdekjen. Jo në kuptimin e kryerjes së disa akteve, por të jetosh duke u përgatitur për të kaluar provimin e fundit para Zotit. Për të braktisur këtë botë dhe për t’u gjendur përballë Atij dhe shenjtorëve, miqve dhe armiqve. Për, le të themi, pranuar fundin e kësaj jete dhe për t’u vënë në lëvizje për t’u bashkuar dhe prekur praninë e Zotit…

http://www.corriere.it/cronache/16_settembre_08/benedetto-xvi-papa-libro…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix41 minuta më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Radar54 minuta më herët

‘Sot, të mos dalësh në televizor është shenjë elegance!’

Shkruar nga Irena BeqirajQori dhe Fevziu Pjesa më e madhe e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që i...

Radar59 minuta më herët

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Elon Musk Rruga për t’u bërë njeriu më i pasur në botë nuk është e lehtë, por si ia doli...

Kioske2 orë më herët

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Nga Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje...

Kryesore2 orë më herët

“Me Veliajn jemi miq, po rrëmoni në vendin e gabuar” – Belinda Balluku rrëfen marrëdhëniet me kryebashkiakun

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Top Story me Grida Dumën në Top Channel edhe për raportet e saj me...

Mix2 orë më herët

5 shenja të çuditshme të mungesës së hekurit

Mungesa e hekurit mund të jetë një problem që kalon pa u vënë re, pasi simptomat mund të shfaqen gradualisht...

Radar3 orë më herët

Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Anastas, futet në intubim

Kryepeshkoi Anatas Janullatos ndodhet në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Kisha Ortodokse ka njoftuar se gjendja shëndetësore...

Radar3 orë më herët

A po e humb Bill Clinton betejën kundër sëmundjes së Parkinson?!

Sipas burimeve të fundit, ish-presidenti Bill Clinton është në një gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të sëmundjes së...

Mix3 orë më herët

Çimi Kazazi, shqiptari hero bën xhiron e mediave në Angli, shpëton një grua nga përmbytjet!

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe është kthyer në heroin e ditës, teksa pamjet treguan se ai rrezikoi...

Radar3 orë më herët

Revoltohet Adriatik Lapaj: O zotëri, unë s’jam anonim. I kam shpallur luftë Ramës, por ai nuk guxon të përballet me mua

Në studion e “Opinion” këtë të enjte “plasi” një debat që u iniciua nga disa akuza të Arlind Qorit sa...

Facebook