Lidhu me ne

Radar

PS fitoi, por humbëm të gjithë!

PS fitoi, por humbëm të gjithë!

PS ka siguruar deri tani pjesën dërrmuese të bashkive të vendit pas zgjedhjeve vendore që u mbajtën dje.

Gazetari Mentor Kikia në një postim në rrjetet sociale rendit disa fakte se pse erdhi ky rezultat.

Gazetari vë në dukje nivelin e pjesëmarrjes, më e ulëta në historinë e zgjedhjeve nga 1992, e përbërë sipas tij më së shumti nga shtresa e pensionistëve(me një shpërblim para zgjedhjeve), militantët dhe administrata.

“PS ka të drejtë ti gëzohet fitores. Organizoi një fushatë politike, duke treguar me gisht Berishën dhe Metën si alternativë dhe në vend të llogaridhënies zgjodhi shoë-n me saze e valle.

I eci. Ia doli. Fitoi në mënyrë dërrmuese, thuajse njësoj si në zgjedhjet e kaluara, kur ishte vetëm në fushë dhe porta e kundërshtarit ishte bosh…

Por pjesëmarrja ishte më e ulëta në historinë e zgjedhjeve nga 1992(përveç atyre me portën bosh, në 2019)

Në Vlorë, pjesëmarrja ishte skandaloze, vetëm 24 %. Çfarë duhet më shumë për të kuptuar braktisjen e qytetarëve?

Elektorati “gri” ndenji në shtëpi.

“Bie shi, ç’ta prish terezinë. Në fund të fundit, do të ndryshojë gjë?”

Të rinjtë ishin abstenuesit më të mëdhenj.

Ata, dhe veçanërisht ata që votonin për herë të parë, nuk ishin thjeshtë bojkotues. Ata e braktisën politikën.

Të rinjtë nuk braktisën vetëm opozitën dhe Berisha-Metën, por tërë kastën politike. Ata nuk mandatuan as “ndryshimin”, as “vazhdimin”.

Këtu askush nuk i bën këto analiza. Sepse atij që fiton, i mjafton edhe 10% pjesëmarrje, mjafton të fitojë 50% +1 vota të këtij 10 %-ndëshi.

Dhe për këtë mjafton shtresa e pensionistëve(me një shpërblim para zgjedhjeve), militantët dhe administrata.

Të tjerët le të ikin në Angli dhe në Gjermani.

Ndërsa opozita, pasi nuk frymëzoi dot votën masive, tani është e zënë me listimin e arsyeve se përse fituan ata…”, shkruan Kikia.

MË TEPËR

Sport23 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix23 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix23 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix23 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix23 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix23 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix24 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix24 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix24 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix24 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook