Radar
Andi Bushati: Tani kuptohet pse i përdorën ata të vulës, për ta lënë opozitën reale pa komisionerë
Analisti Andi Bushati ka komentuar zgjedhjet vendore që po mbahen në 61 bashki të vendit, duke thumbuar Enkelejd Alibeajn.
Në Facebook, Bushati shkruan se tashmë kuptohet se pse ‘ata të vulës’ u përdorën nga Rama me qëllim që ta linin opozitën pa komisionerë.
Po ashtu, Bushati thotë se ‘rastësisht’ nuk funksionoi as identifikimi biometrik i zgjedhësve.
“Kuptohet lehtë tani se pse i përdoren ata të vulës për ta lënë opozitën reale pa komisionerë. Se “rastësisht” s’do punonte as identifikimi biometrik. Pra o burra… votoni sa herë të mundeni”, shkruan ai.
Komenti i Bushatit vjen pasi në disa KZAZ komisionerët e Alibeajt nuk janë paraqitur. Nga ana tjetër, pati mjaft probleme që në orët e para të mëngjesit me identifikimin biometrik, për shkak se pajisja nuk funksiononte.