Lidhu me ne

Mix

7 mëngjeset ideale për të ulur kolesterolin e lartë

Blerina Bombaj, dietologe

Kolesteroli i lartë është një kërcënim i vazhdueshëm për shëndetin e zemrës, i cili mund të përfundojë në episod fatal për jetën. Disa persona munden të arrijnë ta mbajnë kolesterolin në nivele optimale nëpërmjet ushqimit, aktivitetit fizik dhe rënies në peshë, por disa të tjerë, duhet të marrin medikament, pasi problemi i tyre qëndron më shumë në rregullimin e brendshëm, që ka të bëjë kryesisht me mëlçinë dhe predispozitën gjenetike.

Kolesteroli i marrë me ushqim, duket te ketë një ndikim fare të vogël në kolesterolin në gjak, dhe një tjetër grup yndyrnash është përgjegjës për rritje të padëshirueshme të tij. Ato janë yndyrnat e ngurta dhe yndyrnat trans, si gjalpi, bulmeti me yndyre, margarina, vaji i palmës dhe vaji i kokosit, apo vajrat bimor të rafinuar qe përdoren gjerësisht për skuqje. Një dietë ushqimore që trajton kolesterolin e lartë, përfshin evitimin e yndyrave të ngurta dhe trans, plotësimin optimal me yndyrna të pangopura, marrjen e mjaftueshme të fibrave dhe prebiotikëve, si dhe furnizimin e përditshëm me lëndë antiinflamatore dhe antioksiduese, të cilat e mbrojnë kolesterolin nga oksidimi – forma më e rrezikshme e tij.

Zgjedhjet më të mira për vaktin e mëngjesit

Bukë thekre*; gjalpë susami* (organik); 1 lëng shege

Tërshëre e zier me ujë, vaj ulliri, gjize, 2 arra; lëng rrushi

Kos pa yndyrë; elb i zier; kurkume*; fara lini; shegë; boronicë e thatë ose rrush i zi, i thatë

Trahana me vaj ulliri, gjizë, fara luledielli; 1 lëng qitro

Suxhuk me kumbulla të thata, rrush të thatë, bajame, fara kungulli, fara chia,

kakao të pastër dhe pak mjaltë

Bukë thekre*; vezë e zier; ½ avokado e marinuar me pak vaj ulliri dhe lëng limoni; 1 mollë

Hikerror të zier me ujë dhe pak qumësht bajamesh*, kanellë, pak vanilje, bajame te thërrmuara, banane, shegë.

Faktorë të tjerë të rëndësishëm që ndihmojnë

Pini ujë mjaftueshëm, ka shume raste që kolesteroli i lartë rregullohet pas konsumit të mjaftueshëm dhe vazhdueshëm të ujit

Ndërprisni duhanin, duhanpirja shkakton ulje të kolesterolit të mirë

Rrisni aktivitetin fizik

Arrini një peshe normale për gjatësinë

Konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime çdo ditë

Gatuani vetëm me vaj ulliri

Evitoni yndyrat e bulmetit, dhe të produkteve të gatshme

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar1 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix1 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix1 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix1 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix1 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix1 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal1 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix1 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook