Lidhu me ne

Mix

6 këshilla si të shmangni djersitjen e tepërt

Djersa ka një funksion të rëndësishëm, që është rregullimi i temperaturës së trupit kur ai nxehet së tepërmi.

Megjithatë, disa njerëz përjetojë djersitje të tepërt, gjë e cila në shumë raste mund të jetë diçka e sikletshme.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa këshilla të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë nëse po përpiqeni të shmangni djersitjen e tepërt.

Përdorni antidjersë

Emri i thotë të gjitha, por mos e ngatërroni me deodorantin!

Ndryshe nga deodoranti, antidjersa nuk maskon vetëm erën, por përmban jone alumini që ndalojnë qelizat tuaja të prodhojnë djersë.

Është interesant fakti se antidjersa funksionon më mirë nëse e aplikoni gjatë natës.

Mbani veshje të përbëra nga fibrat natyrale

Veshjet e bëra nga fibra natyrale si pambuku ose liri, te cilat duhet të jenë edhe pak të lirshme, janë ato më të përshtatshmet nëse jeni një individ që djersisni shumë.

Veshjet e ngushta dhe sintetike nuk e lënë lëkurën tuaj të marrë frymë, e biles veshje të tilla priren të mbajnë aromë.

Relaksohuni

Kur jeni të nervozuar, mund të jetë e vështirë të ndaloni djersitjen.

Mënyra më e mirë është të qetësoheni sa më shpejt që të jetë e mundur.

Nëse mundeni, bëni një dush të ftohtë ose provoni t’i vendosni këmbët në ujë me akull.

Reduktoni kripën

Kur konsumoni shumë kripë, trupi juaj do të përpiqet ta eliminojë atë përmes djersës.

Reduktoni ushqimet pikante dhe pijet e nxehta

Trupi juaj reagon ndaj kapsaicinës tek ushqimet pikante duke djersitur. E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet dhe pijet me temperaturë të nxehtë.

Shmangni kafeinën dhe alkoolin

Kafeina stimulon sistemin tuaj nervor, i cili i aktivizon gjëndrat e djersës.

Ndërsa alkooli shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, kështu që ju bën të ndiheni më të nxehtë fizikisht.

/AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport21 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix21 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix21 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix21 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix21 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix21 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix22 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix22 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix22 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix22 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook